Connect with us

Holanda

Marrin fund shëtitjet tek Fenerët e Kuq të Amsterdamit

Published

on

Marrin fund shëtitjet tek Fenerët e Kuq të Amsterdamit

Zona e Fenerëve të Kuq ose ndryshe «Red Lights Districk» është një nga zonat më interesante dhe të frekuentuara nga Turistët në Amsterdam. Kjo zonë, këtu e pesë shekuj argëton Turistët dhe banorët lokalë të asaj zone.

Në këtë rrugë mund të shikojë çdokush prostituta nëpër vitrina por dhe shumë “sex shops” dhe “strip clubs”. Megjithatë, ky vendim i qeverisë kishte ardhur pas ankimeve që kishin bërë «vajzat e vitrinave» se po trajtoheshin si atraksione turistike.

Bëhet fjalë për një vendim që do të ndikojë dhe tek prostitutat e asaj zone. Kjo ndodh pasi kjo zonë është në qendër të Amsterdamit dhe është jashtëzakonisht tërheqëse për mijëra turistë.

Kohë pas kohe, banorët e kësaj zone janë ankuar për rritjen e trafikut dhe tashmë lejohet të udhëtojnë në zonë vetëm grupe prej 20 turistësh. Ndër të tjera, agjencitë e udhëtimit duhet të jenë të licencuara zyrtarisht. Ky ndalim do të hyjë në fuqi me datë 1 janar të vitit 2020.

Një përfaqësues i një agjencie udhëtimesh që është pjesë e Trip Advisor kishte dhënë një intervistë për CNN International. Ai kishte dhënë detaje mbi këtë përkufizim dhe në vazhdim kishte thënë se si këto agjenci synonin ti bindeshin këtij ndalimi.

«Janë të shumta zyrat e Agjencive Turistike që ofrojnë vizita në zonën e Fenerëve të Kuq të Amsterdamit. Ne ndodhemi në kontakt të vazhdueshëm me ta për tu siguruar se çdo shërbim që ofrohet në faqen tonë do të jetë në përputhje me rregullat deri me datë 1 janar të vitit 2020».

Një numër i konsiderueshëm zyrash turistike ishin plotësisht dakord me këtë vendim të ri. Ata argumentojnë se nëpërmjet kësaj lind pyetja «nëse është e drejtë që këto vajza të trajtohen si vepra arti»,  duke u vërejtur nga qindra kalimtarë e kamerat e tyre nëpër duar.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat