Connect with us

Traveling

Marrin fund udhëtimet e lira drejt evropës për 57 shtete të ndryshme

Published

on

Marrin fund udhëtimet e lira drejt evropës për 57 shtete të ndryshme

Brukseli i ka dhënë fund udhëtimeve të lira drejt Evropës për qytetarët e 57 shteteve të ndryshme. Kjo është vendosur për shkak të krijimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimeve (ETIAS) ndryshon modelin e lirshëm të udhëtimeve në rastet kur më parë nuk kërkohej vizë.

Sistemet e reja nuk presupozojnë «pajisjen me vizë» edhe pse kjo teori ishte publikuar nga një pjesë e mediave Amerikane.

Në vitin 2021, qytetarët e dhjetëra shteteve (midis tyre SHBA-ja, Brazili, Kanadaja, Izraeli, Singapori etj) të cilët dëshirojnë të vizitojnë shtetet e zonës Shnengen, do të duhet të bëjnë një kërkesë dhe nëse aprovohet do tu lejohet të realizojnë udhëtime drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Pas krijimit të sistemit ETIAS do të zhvillohen kontrolle të posaçme të udhëtuesve drejt Evropës. Këta qytetarë do të detyrohen tu nënshtrohen një kontrolli të imët në rast se ata dëshirojnë të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së. Ky rregull është krijuar për arsye sigurie. Deri tani, personat që udhëtonin nga SHBA-ja drejt Evropës «përfitonin nga aksesi që kishin në zonën shengen duke mos patur nevojë për pajisjen e tyre me vizë».

Theksohet se midis shteteve të zonës së Shengenit nuk ekzistojnë kontrolle kufitare dhe lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve të këtyre vendeve nga një shtet në tjetrin. Tani për tani, qytetarët Amerikanë mund të udhëtojnë në Evropë lirisht për 90 ditë pa patur aspak nevojë të pajisen me asnjë leje udhëtimi. Kushte të tilla parashikohen dhe për shtetasit e dhjetëra vendeve të ndryshme.

Çfarë ndryshon në udhëtimet drejt BE-së

Udhëtuesit të cilëve nuk është e nevojshme të pajisen me vizë do të marrin një leje të posaçme nga shërbimi i ETIAS përpara se të udhëtojnë drejt Evropës. Këtyre shtetasve do tu nevojitet të bëjnë një kërkesë të veçantë, e cila do të realizohet on-line dhe do të kushtojë rreth 7€. Kjo licencë do të jetë e vlefshme për tre vjet nga data e dhënies së saj.

«Procesi i kësaj kërkese nuk do të zgjasë mbi që minuta dhe në 95% të rasteve do të aprovohen automatikisht», citohet në një shpallje të BE-së.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë praktikuar një sistem të ngjashëm mbi autorizimin e udhëtimeve i cili quhet ESTA. «Jemi të informuar mbi planet e BE-së për futjen në fuqi të këtij sistemi informativ, i njëjtë me tonin ESTA. Objektiva e këtij programi është të arrihet një menaxhim më i saktë i kufijve të BE-së dhe të përmirësohet sistemi i sigurisë së brendshme». Këtë deklaratë e kishte bërë një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme të SHBA-së.

Ai deklaroi se «çdo shtet ka modelin e saj të lejimit të hyrjes në territoret e saj». Ai kishte qartësuar se sistemi ETIAS nuk do të detyronte qytetarët të pajisen me vizë. Bashkimi Evropian kishte rënë dakord për fuqizimin e ETIAS gjatë korrikut të kaluar.


Më të lexuarat