Connect with us

Teknologji

Masakra e Zelandës së Re: Facebook ka fshirë rreth 1.5 milionë video të sulmit

Published

on

Facebook ka fshirë rreth 1.5 milionë video të sulmit featured

Facebook ka njoftuar se ka fshirë rreth 1.5 milion video nga momentet e sulmit në Zelandën e Re. Në gjithë botën rastet e publikimeve të kësaj videoje ishin të shumta, të gjitha rrjetet sociale kanë bërë një përpjekje të fuqishme për të mos arritur kjo video në publik.

«Gjatë 24 orëve të para kemi fshirë rreth 1.5 milion video nga fragmentet e sulmit në nivel botëror. Nga të cilat 1.2 milion janë fshirë përpara se të publikoheshin online». Këtë deklaratë kishte lëshuar kompania Facebook në rrjetin Twitter gjatë ditës së shtunë.

Autori i kësaj masakre, Brenton Tarrant kishte transmetuar rreth 17 minuta video live teksa po realizonte sulmin që la pas 50 të vdekur. Ai kishte sulmuar dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re. Për të bërë të mundur transmetimin e këtij sulmi ai kishte përdorur një aparaturë e cila ishte dizajnuar për tu përdorur në Sportet Ekstreme.

Kjo video transmetohej në rrjetet sociale për disa orë me radhë. Kryeministria e Zelandës së Re ka deklaruar se do të diskutonte mbi këtë aparaturë me stafin drejtues të kompanisë Facebook.


Më të lexuarat