Connect with us

Amerika e Veriut

Masakrohet bashkëshortja e biznesmenit Meksikan

Published

on

Masakrohet bashkëshortja e biznesmenit Meksikan featured

Masakrohet bashkëshortja e biznesmenit Meksikan. Fund dramatik kishte pengmarrja e bashkëshortes së një biznesmeni në Meksikë, pasi autoritetet kanë zbuluar kufomën e saj me kokë të prerë. Kufoma ishte zbuluar në qytetin Coatzacoalcos ku jetonte me familjen e saj.


Masakrohet bashkëshortja e biznesmenit Meksikan post
Masakrohet bashkëshortja e biznesmenit Meksikan  mbishkrimi

Vrasësit e saj kishin vënë një mbishkrim në kokën e gruas, i cili shkruante: «kjo më ndodhi pasi bashkëshorti im humbiste kohë dhe nuk paguante shpërblesën».

Susana Carrera ishte grabitur para një jave, jashtë shtëpisë së një mikeshe të saj, pasi kishte vajtur ë merrte një nga fëmijët e saj.

Grabitja ishte filmuar nga kamerat e sigurisë, materialin e së cilës mund ta ndiqni më poshtë. Grabitësit i ishin afruar me makinën e tyre dhe e kishin grabitur brenda pak sekondave.



Bashkshorti i Susana Carrera-s është pronar i një kompanie të prodhimit të aluminit, e cila quhet Pexaluminio. Mbetet akoma e panjohur mënyra se si grabitësit kishin kërkuar shumën e parave.

Nuk dihet akoma se përse ai nuk kishte pranuar të paguante këtë shumë. Sipas mediave lokale, grabitësit kishin kërkuar një shumë prej 4 milion pesos (165.000 € ).

Lajmin për vdekjen e Carrera-s e ka konfirmuar i shoqi përmes një statusi në rrjetet sociale. Deri në këtë moment autoritetet nuk kanë kryer asnjë arrestim.


Më të lexuarat