Connect with us

Bota

Mbanin fëmijët të mbyllur në kafaz dhe i torturonin për vdekje

Published

on

Mbanin fëmijët të mbyllur në kafaz dhe i torturonin për vdekje featured

Dy minorenë, të cilët mbaheshin të përkufizuar nga prindërit e tyre ishin gjetur të vdekur në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas materialit të provës që ishte paraqitur në gjykatë, dy fëmijët ishin torturuar për vdekje nga prindërit e tyre.

nin fëmijët të mbyllur në kafaz dhe i torturonin për vdekje1

Vajza 14 vjeçare e kësaj familje u gjend e vdekur në kopshtin e banesës së tyre. Adoleshentja, Mary Crocker, mbahej e zhveshur në një kafaz, në kushte mizore dhe pa ushqim. Ata shpesh herë e rrihnin sepse nuk kishte bërë punët e shtëpisë. Autoritetet kishin zbuluar dhe një kufomë tjetër, e cila i përkiste vëllait të saj. Elwyn “JR” Crocker, i cili ishte dy vite më i madh se Mary.

nin fëmijët të mbyllur në kafaz dhe i torturonin për vdekje2

Asnjë nga fëmijët nuk shkonte në shkollë pasi prindërit pretendonin se ata merrnin mësime në shtëpi. Pesë anëtarë të së njëjtës familje po përballen me akuza të rënda për vrasje me paramendim. Personat e dyshuar janë: Prindërit e tyre, xhaxhai dhe gjyshja e tyre bashkë me një mikun e saj.



Polici që kishte marrë përsipër këtë çështje deklaroi se: «Mary jetonte vazhdimisht në një kafaz. Ata e mbanin atë të lidhur dhe shumë shpesh e rrihnin. Vajza ishte e tharë nga uria dhe nyjet e saj ishin të ënjtura», sipas gazetës “The Sun”. Në makinën e babait të saj ishte gjetur dhe një foto e saj teksa gjendej në kafaz.

Sipas autoriteteve, ushqimi që i jepnin për të ngrënë shumë shpesh përmbante shumë uthull ose gjilpëra, që të mos kishte mundësi ta hante. Të akuzuarit deklaruan se i bënin të gjitha këto pasi ajo nuk bënte punët e shtëpisë dhe ishte e çrregullt.



Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat