Connect with us

Amerika e Jugut

Mbi 200 persona të humbur në «Minas Gerais» të Brazilit

Published

on

Mbi 200 persona të humbur në «Minas Gerais» të Brazilit

Policia dhe zjarrfikësit kanë filluar kërkimin për gjetjen e personave të humbur. Thuhet se numri i personave të zhdukur arrin në 200. Kjo digë ishte pronë e një kompanie, e cila administronte këtë minierë, e cila ndodet në qytetin «Minas Gerais», në Brazilin jugperëndimor.

Midis personave të humbur janë dhe 100 punonjës, të cilët në momentin e aksidentit po drekonin në ambientet e administratës së kësaj kompanie.

Papritur një rrymë balte kishte goditur zonën duke përfshirë gjithçka. Deri në këto momente nuk ka asnjë komunikim zyrtar për persona të vdekur.



Përfaqësuesi i zjarrfikëses «Pedro Aihara» deklaroi në një intervistë se prioriteti kryesor ishte të gejnden sa më shpejt të humburit. Sipas dëshmisë së tij ishin thyer gjithashtu dhe dy diga të vogla të cilat gjendeshin pak më poshtë.

Nëntë të plagosur janë tranferuar nëpër spitale

Dhjetëra banorë ndodhen të bllokuar në zonat e përmbytura nga balta. Ekipet e shpëtimit po përpiqen ti tërheqin ata me ndihmën e helikopterëve. Midis tyre ishte dhe një grua e cila kishte thyer kofshën e saj dhe u transferua në një spital bashkë me 8 të plagosur të tjerë.



Balta dhe mbetjet që prodhoheshin gjatë procesit të minimit, kanë goditur dhe komunitetin «Villa Forteco». Zonë e cila ndodhet pranë qytetit «Bruommanio». Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve që jetojnë në këto zona.

Në disa video që transmetuan kanalet televizive, shikohen njerëz që vrapojnë për të shpëtuar nga rryma e baltës e cila po përpinte gjithçka.

Përfaqësuesi i zjarrfikëses tha se «përroi i baltës» kishte ndaluar në afërsi të lumit «Paraopemba». Ky lum është një degëzim i lumit të madh të «Sao Francisco-s».

Presidenti i Brazilit «Jair Bolsonaro» ka vizituar sot këto zona gjatë për të vendosur se cilat do të jenë veprimet që do të ndërmerren në vazhdim.



Pra tre vitesh, Brazili ishte goditur nga katastrofa më e keqe mjedisore, pas shembjes së një dige. Pronë e kompanive “Vale” dhe “Samarko Fundao”. Kjo digë ndodhej në të njëjtin rajon dhe kishte kushtuar jetën e 19 personave.


Më të lexuarat