Connect with us

Oqeania

Mbijetoi për 4 orë në det duke përdorur vetëm xhinset e tij

Published

on

Mbijetoi për 4 orë në det duke përdorur vetëm xhinset e tij featured

Mbijetoi për 4 orë në det duke përdorur vetëm xhinset e tij dhe asgjë tjetër. Personi në fjalë quhet Arne Murke dhe është nga Gjermania Veriore. Ai bashkë me vëllain e tij kishin dalë në det me një jaht 12 metrosh. Papritur, një erë e fortë e kishte shtyrë atë dhe kishte rënë në det dhe kishte mbetur aty për katër orë të tëra.

Vëllai i tij ishte munduar ti hidhte një kamerdare por nuk kishte arritur ta kapte dhe në këtë mënyrë kishte mbetur në det duke pritur ekipin e shpëtimit për disa orë.


Mbijetoi për 4 orë në det duke përdorur vetëm xhinset e tij
Turisti gjerman Arne Murke, 30 vjeç, (në foto) arriti të mbijetojë në det duke përdorur xhinset e tij si një xhaketë të improvizuar të jetesës për ta mbajtur atë mbi sipërfaqen e detit deri sa të arrinin ekipet e shpëtimit. Ai mbijetoi për 4 orë në det duke përdorur vetëm xhinset e tij, tamam koha që i duhej për të vazhduar të jetojë.

«Për fat të mirë dija kolpon me xhinset. Pa këtë dituri nuk do të isha sot këtu, ajo më shpëtoi», kishte deklaruar ai pranë gazetës Herald. Ai kishte shpjeguar se kjo ishte një metodë që përdoret nga marinsat amerikanë.

«Mora një frymëmarrje të thellë dhe hoqa xhinset. I lidha dy cepat dhe i fryva me gojë», shpjegoi ai. Ai ishte shpëtuar për mrekulli dhe pas katër orësh kishte mbërritur helikopteri që kishin thërritur. Anëtarët e grupit të shpëtimit thanë se ai ishte shumë me fat dhe ishte treguar i zgjuar.


Më të lexuarat