Connect with us

Amerika e Jugut

Mbyti vëllain e saj dhe pastaj i preu kokën dhe organin gjenital

Published

on

Mbyti vëllain e saj dhe pastaj i preu kokën dhe organin gjenital

Një 18 vjeçare kishte pranuar se kishte torturuar mizorisht vëllain e saj përpara se ti priste kokën dhe organet gjenitale, një pjesë të cilave e kishte konsumuar.

Sipas mediave lokale, Policia beson se ky krim i egër ishte pjesë e një rituali të “magjisë së zezë”. Ky dyshin kishte ardhur pasi skena ku ndodhej ajo dhe viktima (me kokë të prerë) ishte e rrethuar me qirinj të ndezur.

Daily Mail ka theksuar se: «personi i parë që kishte parë skenën ishte nëna e saj». Ajo kishte gjetur 18 vjeçaren teksa rrinte pranë  «kufomës së copëtuar» të vëllai të saj 5 vjeçar. Mamaja sapo ishte kthyer nga pazari.

Ajo kishte gjetur derën të mbyllur dhe kishte thërritur shumë herë por mostra nuk ja kishte hapur. Më pas ajo kishte thërritur për ndihmë një të afërmin e saj dhe kishin thyer portën.

Shoku që kishte pësuar ishte aq i rëndë saqë kishte humbur ndjenjat e saj. Këtë tragjedi nuk e priste, nuk i kishte vajtur kurrë në mendje.

Karina kishte pranuar në dëshminë e saj se «kishte mbytur vëllain e saj ne një jastëk». Pas krimit makabër ajo kishte tentuar të arratisej, por e kishin ndaluar xhaxhai i saj me disa të afërm të tjerë.

Mania e saj për tu arratisur ishte aq e madhe saqë «duke u përpjekur të arratiset kishte plagosur jo vetëm xhaxhain por dhe qenin që kishin me vete». Autoritetet kishin zbuluar në shtëpinë e saj një celular të djegur, një kartë memorie, një thikë dhe një sasi të vogël mariuane.

«Besojmë se celulari i djegur ishte i saji dhe ajo e kishte djegur për të zhdukur çdo provë kontaktesh që mbante ky celular», tha zëdhënësi i policisë.

https://youtu.be/eUtjqNpFtVs

Më të lexuarat