Connect with us

Bota

Mediat greke ironizojnë shqiptarët pas paralajmërimit të Presidentit Meta për një tërmet apokaliptik

Grekët ironizojnë shqiptarët pas deklaratës së Ilir Metës për një tërmet rreth 30 herë më të madh se ai që goditi Athinën. Në realitet tërmeti llogaritet ndryshe dhe jo duke shumëzuar fuqinë e lëkundjes me matematikë të thjeshtë.

Published

on

Mediat greke ironizojnë shqiptarët pas paralajmërimit të presidentit për një tërmet apokaliptik

Pas alarmit të shpallur nga Ilir Meta për një tërmet apokaliptik, mediat greke nuk kanë humbur rastin e radhës të bëjnë përsëri propagandë. Ata menjëherë kanë filluar të quajnë shqiptarët frikacakë dhe shpesh herë artikujt e tyre ishin me një ton ofendues karshi shqiptarëve.

Tërmet 1
Titulli i përkthyer: Bombë: Po presin një tërmet 30 herë më të fuqishëm se ai që goditi Athinën.
Tërmet 2
Përkthimi i titullit: «Tërmet apokaliptik» në Ballkan dhe shqiptarët po dridhen: Po presin një lëkundje 30 herë më të madhe se ajo e athinës.

Sipas kësaj gazete, autoritetet shqiptare po presin një tërmet më të fuqishëm se ai i pari që kishte një fuqi prej 5,3 ballësh. Në realitet në një formë serioze po përpiqen të ironizojnë mediat dhe autoritetet shqiptare duke i paraqitur si qesharake. Në realitet jo se nuk janë pasi nëse do të godiste një tërmet 30 herë më i fuqihëm i bie që ky tërmet të ketë një fuqi deri në 7 me 8 Richter.

Pra ky tërmet nuk shumëzohet si në llogaritë e thjeshta por me një tjetër algoritëm i cili mat tërmetet. Pra nëse tërmeti fillestar do të ishte 5 ballë atëherë tërmeti 30 herë më i fuqishëm do të ishte rreth 6.5 me 7 ballë.

Nëse do të flisnim për një tërmet 150 ballë atëherë planeti ynë do të shpërthente dhe do të ndahej në dysh. Atëherë do të ishte fundi i gjithççkaje por prapë është e pa mundur natyrisht të realizohet një tërmet i tillë..

Në realitet shkenctari grek këtë donte të thoshte ndërsa ne në shqipëri po prisnim të tronditet galaksia me 150 ballë. Kjo është absurde dhe në disa raste duhet ti shpjegohet publikut se si matet një tërmet. Për më shumë informacione mund të konsultoheni tek ky përllogaritës tërmetesh duke klikluar këtu në këtë link .

Më të lexuarat