Connect with us

Opinion

Mediat greke përpiqen të shpallin grek me zor kryeministrin Rama

Sipas mediave greke Rama na qenka më grek se grekët dhe fakti i pa kontestueshëm na qenka se ai është i biri i një nëne Himarjote. Sipas Grekëve Himara konsiderohet greqi.

Published

on

Mediat greke përpiqen të shpallin grek me zor kryeministrin Rama

Të gjithë ndoqëm intervistën e kryeministrit Rama në mediat shqiptare dhe veçanërisht përgjigjen e tij mbi çështjen e origjinës së tij që sipas ministrit grek na qenka ¼ grek.

Kryeministri Rama duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit deklaroi:

E para e punës, kam në dejat e mia një miks dhe nuk do të isha aspak i trishtuar nëse do të kisha edhe një pjesë të gjakut grek, por nuk kam asnjë qelizë, se kam pasur këtë, ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera, ashtu sikur kam edhe rrjedha të brendshme nga Shkodra, në Mirditë në Berat, Vuno në Vlorë. Do doja ta sqaroja qartë se ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë.

Edi Rama

Mediat greke nuk kanë ndaluar aty dhe nuk kanë mirëpritur aspak këtë deklaratë pasi sipas kokëfortësisë së tyre, Edi Rama na qenka grek edhe pse vetë e ka deklaruar botërisht se nuk ka asnjë qelizë greke në gjakun e tij.

Pothuajse të gjitha mediat greke kanë publikuar artikuj të ndryshëm duke keq interpretuar këto deklarata dhe madje duke paraqitur kryeministrin shqiptar si minoritar që mohon origjinën e tij.

Kjo është e pa besueshme pasi në realitet Rama e dha përgjigjen e tij publikisht dhe nuk la asnjë hapësirë për keq interpretim por megjithatë mediat greke, të njëjtat media që shpallën Kaçifën hero që në orët e para të  incidentit nuk kanë hezituar të shpallin grek dhe kryeministrin shqiptar duke manipuluar haptas deklaratën e tij.

Ram sipas mediave Greke
Titulli i përkthyer i artikullit nga gazeta newsit.gr: Delirium i ri i Ramës pas një pyetje të sajuarnë lidhje me (Ministrin grek) Dendija

Ndërsa kanali i njohur grek, Star TV, ka tentuar ta paraqesë Edi Ramën si një gënjeshtar i cili po tentonte të fshihte origjinën e tij greke. Në realitet bëhet fjalë për propagandë të pastër mediatike pasi ky artikull po citon një reportazh të realizuar nga vetë ky kanal. Ky kanal është pikërisht kanali që gjatë tensioneve të krijuara pas asgjësimit të ekstremistit grek Kostandinos Kacifas ka reaguar menjëherë duke i dhënë dimension heroik një personi si Kacifa i cili po të kryente këtë akt në një shtet tjetër me siguri do të konsiderohej një kriminel ordiner.

star
Përkthimi i titullit të artikullit: Rama harroi origjinën e tij greke por reportazhi i kanalit Star e përgënjeshtron atë.

Një tjetër portal grek mjaft i ndjekur ka përdorur një strategji tjetër për të keq informuar publikun e tij duke paraqitur Kryeministrin Rama si një person që gjendet në iluzionet e tij. Me anë të këtij titulli kjo gazetë ka përdorur dhe elementin fetar duke tentuar të përvetësojë në mënyrë asimiluese Ortodoksët shqiptarë. Një teori e cila tashmë është e vjetër por me sa duket greqia nuk ka hequr dorë nga platforma e saj e vjetër e greqizimit duke përdorur besimin fetar si një strategji për të asimiluar shqiptarët.

News Break
Përkthimi i titullit: Rama në iluzione: Unë nuk kam asnjë pikë gjaku Grek- Ortodoksët që jetojnë në Shqipëri nuk janë Grekë!

Pothuajse të gjitha mediat e mëdha greke kanë keq interpretuar qëllimisht intervistën dhe qëndrimin e Kryeministrit Rama duke e shtrëmbëruar atë në dimensione surreale. Mediat greke janë përpjekur ta pasqyrojnë këtë intervistë si një deklaratë të rreme nga ana e Ramës me qëllim fshehjen e origjinës së tij të vërtetë (sipas grekëve).

Sipas mediave greke, Rama na qenka grek sepse është i biri i një nëne Himarjote. Grekët e konsiderojnë Himarën si një pjesë greke dhe jo ashu siç është në realitet

Sipas mediave greke,  Rama na thjesht na paska harruar origjinën e tij. Kjo që po ndodh me grekët është e paparë. Jo vetëm që po përpiqen të greqizojnë komplet jugun e vendit tonë por kësaj here i janë vërshuar dhe Kryeministrit Rama duke u përpjekur ta bëjnë grek me zor.

Pothuajse të gjitha mediat greke pa përjashtim i janë referuar çështjes duke e pasqyruar si fakt tashmë se Rama na qenka më grek se grekët por në realitet e mohon sipas tyre.

Kjo nuk është hera e parë që grekët përpiqen të greqizojnë shqiptarët pasi në realitet këtë e kanë bërë këtu e shekuj por siç vihet re në citimet e tyre po përmendet Himara. Ata me anë të këtyre publikimeve po përpiqen të greqizojnë Himarën.

Në një nga artikujt e gazetave të mëdha greke, gazetarët kanë përdorur dhe një reportazh të kanalit grek Star ku sipas tyre Rama është më grek se grekët. Në realitet ata nuk kanë ndaluar këtu pasi ata kanë konsideruar se Rama gjendej në një gjendje të dyshimtë pasi në realitet sipas tyre po gënjente për origjinën e tij. Më tej ata kanë thonë se ai është biri i një nëne Himarjote dhe ky fakt në logjikën e tyre është i pa kontestueshëm dhe tregon qartë që Edi Rama është Grek pasi grekët Himarën e konsiderojnë tokë Greke.

(vazhdon)……

Më të lexuarat