Connect with us

Amerika e Veriut

Meksikë » Ekzekutohet drejtori i stacionit radiofonik

Published

on

Meksikë » Ekzekutohet drejtori i një stacioni radiofonik

As organizmi qeveritar për mbrojtjen e gazetarëve nuk kishte mundur të shpëtonte jetën e «Rafael Murua Manriquez ». Ai ishte drejtori i një stacioni radiofonik i cili ndodhej në shtetin e «Baha Kalifornia-s», në veriperëndim të Meksikës.



Ai ishte marrë nën mbrojtje pas disa kërcënimeve që i ishin bërë kohët e fundit. Këtë lajm e konfirmoi dhe përfaqësuesi i gazetarëve pa kufij të Meksikës, zonja «Malbina Flores».

Kanë qenë të shumta reagimet dhe ngushëllimet pranë familjes së viktimës. Ndër të tjera, guvernatori i këtij shteti «Karlos Mendosa» kishte thënë: «dënoj me ashpërsi vrasjen e tij dhe i dërgoj familjes ngushëllimet e mija. Ai kishte mbyllur fjalimin e tij duke shprehur përkrahjen e tij  për gazetarët e «Baha Kalifornia-s».

«Rafael Murua Manriquez » ishte drejtori i një stacioni lokal radiofonik dhe ishte zhdukur që nga pasditja e ditës së dielë.  Sipas gazetës «El Ubiversal» ai kishte pasur shumë kërcënime me jetë gjatë kohëve të fundit.

Meksika renditet në vend të dytë për rrezikshmërinë ndaj gazetarëve, pas vendit të parë të cili e mban Siria. Që nga viti 2000 janë ekzekutuar mbi 100 gazetarë në këtë vend. Gjatë vitit 2018 ishin vrarë 10 gazetarë nga zona të ndryshme të vendit, krime që në të shumtën e rasteve mbeten pa autor.


Më të lexuarat