Connect with us

Europa

Mesazh i rreptë nga Aleksis Cipras në lidhje me konfiskimet e pasurive të minoritarëve grekë

Published

on

Mesazh i rreptë nga Aleksis Cipras në lidhje me konfiskimet e pasurive të minoritarëve grekë

Aleksis Cipras ka dërguar një mesazh të rreptë nga Bukureshti drejt Qeverisë Shqiptare duke folur për zhvillimet negative në lidhje me minoritetin grek. Ndër të tjera ai ka lënë dyshime për pezullimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Më  konkretisht, gjatë zhvillimit të deklaratave të përbashkëta në takimin e 7 katër ditor midis Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Rumanisë, në Bukuresht. Ai kishte folur për një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri, por pa dhënë detaje se ç’kishte ndodhur.

Sipas disa informacioneve, referimi i Kryeministrit Grek kishte lidhje me publikimin e vendimit ministror në lidhje me regjistrimin e pronave që u përkasin minoritarëve grekë. Gjithashtu dhe: « vendosjen e tyre nën përgjegjësinë e Ministrisë Shqiptare të Turizmit».

«Sot sapo mësova se kishim një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek. Nëse kjo është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ», kishte deklaruar Aleksis Cipras.

«Një çështje që fatkeqësisht nuk na jep optimizëm për perspektivën vendimtare evropiane për këtë vend. Parakushtet për të lëvizur në këtë drejtim nuk ekzistojnë, nëse këto informacione janë të vërteta. Shpresoj të përgënjeshtrohet», kishte shtuar ai.

«Sepse vullneti ynë, të gjitha shteteve së bashku, është që Shqipëria të ndërtojë hapa për të realizuar perspektivën e saj evropiane. Ne nuk jemi dogmatikë. Shikojmë çdo vend veç e veç», tha kryeministri Grek, Aleksis Cipras.

Vendimi i ministrisë, sipas të cilit 46 toka në brigjet jugore të vendit do të kalonin nën pronësinë e Ministrisë së Turizmit me qëllim përdorimin e tyre turistik, kishte shkaktuar reagimin e Athinës zyrtare.

Gjatë asaj perjudhe, Ministria e Jashtme Greke me Cipran në krye, kishte ftuar shqipërinë të tërhiqte këtë vendim, duke thënë se po shkeleshin të drejtat e njeriut. Duke përfshirë këtu dhe të drejtat pronësore të pakicës vendase Greke në Shqipëri.

Δηλώσεις στο πλαίσιο της 7ης Συνόδου Κορυφής Ελλάδας-Ρουμανίας-Σερβίας-Βουλγαρίας

Κοινός στόχος μας είναι η σταθερότητα, η ευημερία, η απόδραση από την λογική της αδράνειας, η επίλυση προβλημάτων, ώστε οι χώρες μας να αποτελέσουν την εμπροσθοφυλακή θετικών εξελίξεων στα Βαλκάνια και στην ευρύτερη περιοχή.Δηλώσεις προς τους εκπροσώπους του Τύπου, με την Πρωθυπουργό της Ρουμανίας, κα. Βιόριτσα Ντάντσιλα, τον Πρόεδρο της Σερβίας, κ. Αλεξάνταρ Βούτσιτς και τον Πρωθυπουργό της Βουλγαρίας, κ. Μπόικο Μπορίσοφ, στο πλαίσιο της 7ης Τετραμερούς Συνόδου Κορυφής Ελλάδας-Ρουμανίας-Σερβίας-Βουλγαρίας. 🇬🇷🇷🇴🇷🇸🇧🇬

Posted by Alexis Tsipras on Friday, March 29, 2019

Më të lexuarat