Connect with us

Bota

Michael Jackson: Do prisja damarët e mi para se të abuzoja mbi një fëmijë

Published

on

Michael Jackson - Do prisja damarët e mi para se të abuzoja mbi një fëmijë featured

«Do prisja damarët e mi para se të abuzoja mbi një fëmijë», kishte deklaruar Michael Jackson gjatë një interviste që i kishte dhënë gazetarit Piers Morgan në vitin 1999. Kjo intervistë nuk ishte publikuar kurrë. Gazetari e kishte publikuar këtë intervistë pardje, pak përpara se të transmetohej dokumentari mbi jetën e legjendës së muzikës pop. Ky dokumentar flet për abuzimin seksual të fëmijëve nga vetë artisti.

Michael Jackson - Do prisja damarët e mi para se të abuzoja mbi një fëmijë

«Nëse nuk do të ekzistonin fëmijët, do të vetëvritesha, nuk do ta doja jetën», thoshte Michael Jackson. Ai kishte theksuar se pikërisht fëmijët ishin ata që e frymëzonin.

«Më frymëzojnë, çfarëdo që të bëj, çfarëdo që të shkruaj, vallëzimi, gjithçka e bëj falë këtij frymëzimi. Po përpiqen ta përdorin këtë gjë kundër meje dhe është kaq e padrejtë».

I pyetur në lidhje me thashethemet që qarkullonin në lidhje me abuzimin seksual ndaj fëmijëve ai deklaronte se do të vriste veten para se të bënte një gjë të tillë. Ai deklaronte i pa kënaqur me qëndrimin që mbante shtypi karshi tij, pasi ai kishte bërë kaq shumë për fëmijët.

«Shkoj nëpër spitale dhe u dërgoj dhurata këtyre fëmijëve, kjo më lëndon. Unë solla Miki Mausin dhe Mini-n nga Disneyland për t’ju bërë surprizë fëmijëve. Unë solla çanta të mbushura me dhurata dhe kalova kohën e lirë me fëmijët por mediat filluan të talleshin me mua.



Më të lexuarat