Connect with us

Rusia

Minë në valixhen e një punonjësi të Ambasadës së SHBA-së në Rusi

Published

on

Minë në valixhen e një punonjësi të Ambasadës së SHBA-së në Rusi

Sot në mëngjes ishte zbuluar një Minë në valixhen e një punonjësi të Ambasadës së SHBA-së në Rusi. Sipas agjencisë Ruse Sputnik, ngjarja kishte ndodhur në Aeroportin e Moskës (Sheremetyevo International Airport). Lajmi ishte konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

Sipas Ministrisë së Jashtme, sot në mëngjes ishte zbuluar një objekt i cili ngjante me minë. Mina ndodhej e fshehur në bagazhet e një punonjësi të Ambasadës Amerikane në Moskë dhe ishte zbuluar gjatë kontrollit elektronik në aeroport.

Minë në valixhen e një punonjësi të Ambasadës së SHBA-së në Rusi
Minë në valixhen e një punonjësi të Ambasadës së SHBA-së në Rusi

Piroteknikët kishin zbuluar më vonë se bëhej fjalë për një minë të zbrazët pa detonator dhe pa mbushje me lëndë shpërthyese. Megjithatë, në brendësi të minës ekzistonin «gjurmë të lëndës shpërthyese».

Punonjësi ishte kthyer në SHBA pas përfundimit të misionit të tij në Rusi. Ai kishte deklaruar se « e kishte blerë minën boshe për koleksionin e tij», sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Punonjësi i Ambasadës Amerikane ishte vonuar pak në aeroport pasi kishte humbur fluturimin e tij të planifikuar por më vonë ishte asistuar në rinovimin e biletës së tij. Ai ishte shoqëruar në linjën e radhës për në New York por mina i ishte sekuestruar nga autoritetet e aeroportit për arsye sigurie.


Më të lexuarat