Connect with us

Europa

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini, sulmohet nga një ekstremist i djathtë

Published

on

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini, sulmohet nga një ekstremist i djathtë

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Timo Soini, sulmohet nga një ekstremist i djathtë. Një person që mbante mbi rrobat e tij emblemën e një organizate anti- emigrante kishte lëvizur në mënyrë kërcënuese kundër Ministrit të Jashtëm të Holandës. Ngjarja kishte ndodhur gjatë tubimit të ditës së diele me rastin e fushatës elektorale. Autori ishte ndaluar menjëherë nga rojet personale të Soini-t.

Ministri i Jashtëm, i cili gjendej në gjendje shoku pas këtij sulmi, kishte falënderuar forcat e Policisë për ndërhyrjen e tyre dhe largimin e autorit.

Sipas mediave ndërkombëtare, autori mbante veshur një bluzë të zezë të organizatës «Ushtarët e Ostin-it».

«Sot ka ndodhur një incident i tmerrshëm që asnjeri nuk shpresonte ta ndodhte», kishte shkruar Soini në blogun e tij personal. Më tej ai kishte përshkruar komplet rrjedhojën e ngjarjes e cila kishte ndodhur në pazarin «corso» të qytetit Vantaa, në pjesën jugore të vendit.

«Falënderoj burrat e sigurimit për punën e tyre të shkëlqyer», kishte thënë ai. Sulmi ishte dënuar dhe nga Kryeministri i vendit, Yucha Sipila.

«Sulmi kundër demokracisë është i papranueshëm. Dhuna ndaj politikanëve nuk është e tolerueshme. Duhet të bashkëpunojmë të gjithë së bashku për të garantuar mbrojtjen e demokracisë tonë».

Soini ishte larguar gjatë vitit 2017 nga lëvizja Finns Party, e cila është kundër emigracionit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropjan. Kjo lëvizje ka formuar një parti konservatore të re e cila quhet «Blue Reform». Zgjedhjet parlamentare në Finlandë do të zhvillohen me datë 14 prill.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat