Connect with us

Azia

Ministri Japonez kërkoi falje publikisht për 3 minuta vonesë

Published

on

Ministri Japonez kërkoi falje publikisht për 3 minuta vonesë featured

Deputetët e opozitës në Japoni, akuzuan Ministrin e Lojërave Olimpike dhe Sigurisë Kibernetike, Yoshitaka Sakurada se abuzoi duke u vonuar 3 minuta. Madje ata kishin bojkotuar për pesë orë me radhë takimin e Komitetit të Buxhetit në shenjë proteste. Në fund ai ishte detyruar të kërkonte falje publikisht për vonesën e tij!


Ministri Japonez kërkoi falje publikisht për 3 minuta vonesë post

Ministri Sakurada është gjendur shpesh herë në shënjestër për gafat e tij. Gjatë javës së kaluar ai kishte deklaruar “i zhgënjyer” kur mësoi se ylli Japonez i notit ishte diagnostikuar me Leucemi.

«Kishte shumë shpresa për të marrë medalje të artë në ndeshjet e Tokios në vitin 2020, një sportiste nga e cila prisnim shumë. Jam vërtet i zhgënjyer!», kishte thënë ai. Ai më vonë ishte detyruar të kërkonte falje pas kritikës së fortë të deklaratës së tij.



Opozita ka kërkuar disa herë radhazi dorëheqjen e tij nga posti i Ministrit. Ishte zhvilluar dhe një sondazh me pyetjen nëse ai është personi i përshtatshëm për postin që mban. Rezultati ishte: 65% të personave të pyetur ishin përgjigjur negativisht dhe vetëm 13% e tyre kishin përgëzuar punën e tij.


Më të lexuarat