Connect with us

Europa

Miratohet marrëveshja e Prespës nga Parlamenti grek me 153 vota pro

Published

on

Miratohet marrëveshja e Prespës nga Parlamenti grek me 153 vota pro featured

Pas një debati tre ditor nëpër seanca plenare, u zhvillua dhe votimi përfundimtar mbi marrëveshjen e Prespës. Marrëveshja u votua me 153 vota pro dhe 146 kundër.



Ish Ministri i jashtëm Nikos Kotzias e ka quajtur këtë fitore si «fitore e politikës së paqes». Këtë deklaratë ai e ka bërë pak para se të mbaronte procesi i votimit.

Sulme të reja ndaj deputetëve të partisë qeveritare kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së ditës së enjte në Drama dhe Katerini. Këto ngjarje kanë ndodhur pas incidenteve midis Policisë dhe demonstruesve, të cilët po protestonin kundër marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë.

Në Katerini, disa protestues të cilët ishin prezent në një tubim të organizuar për të kundërshtuar marrëveshjen e Prespës, kishin tentuar të drejtoheshin drejt banesës së deputetes së Syriza-s në atë zonë.

Protestuesit ishin përplasur me bllokun e policisë duke tentuar ta çajnë atë, por pa sukses. Sipas autoriteteve, disa persona hodhën sende të ndryshme mbi punonjësit e Policisë ku si rezultat ishin plagosur tre punonjës të rendit.

Gjatë këtij incidenti janë shoqëruar 11 persona nga të cilët 6 janë mbajtur nën arrest.


Më të lexuarat