Connect with us

Spanja

Miss Universi do të shfaqet me konkurrenten e parë transgjinore

Published

on

Miss Universi do të shfaqet me konkurrenten e parë transgjinore featured

Miss Universi do të shfaqet me konkurrenten e parë transgjinore. Një modele nga Spanja kishte shkruar historinë e saj gjatë ditës së martë pasi kishte fituar testin e kualifikimit. Ky ishte një çmim i cili jep të drejtën asaj të përfaqësojë vendin e saj në konkursin botëror të bukurisë Miss Universe.

Ju mund të pyesni veten se çfarë është e re këtu në lidhje me këtë çështje, pasi çdo vit dikush përfaqëson vendin e tij në këtë event prestigjioz. E reja këtu është se për herë të parë është kualifikuar një modele transgjinore për të përfaqësuar vendin e saj në konkursin e bukurisë Miss Universe. Bota do të shikojë për herë të parë një modele transgjinore të konkurrojë për kurorën e Miss Universe.



Angela Ponce është një modele 26 vjeçare e cila kishte fituar stemën e bukurisë me datë 29 qershor. Ky çmim i jep asaj privilegjin të përfaqësojë Spanjën në konkursin e bukurisë Miss Universe. Ky konkurs është programuar të zhvillohet gjatë këtij viti në Filipine.

Miss Universi do të shfaqet me konkurrenten e parë transgjinore nga Spanja- Angela Ponce

Gjatë vitit 2012, Miss Universe kishte ndaluar pjesëmarrjen e konkurrenteve transgjinore duke ju krijuar atyre një platformë të veçantë për të konkurruar midis tyre.


Miss Universi do të shfaqet me konkurrenten e parë transgjinore
Angela Ponce , modelja transgjinore pak pas shpalljes së çmimit që kishte fituar duke i dhënë asaj privilegjin për të marrë pjesë në eventin global Miss Universe. Foto- Instagram.

Angela ishte shfaqur për herë të parë në vitin 2015  në një konkurs bukurie ku kishte konkurruar për të fituar çmimin Miss World Spain. Megjithatë, ajo nuk kishte fituar po kishte thënë se ndihej e lumtur për faktin se përfaqësonte provincën Cadiz, vendin e saj.

Pasi kishte fituar raundin e kualifikimit, ajo kishte shkruar në Instagram se ëndrra e saj ishte «të përfaqësonte shtetin e saj në eventin Miss Universe». Ajo më tej kishte thënë se objektiva e saj ishte të dërgonte një mesazh mbi diversitetin seksual. Një mesazh mbi respektin dhe përfshirjen jo vetëm të këtij komuniteti por të mbarë komuniteteve nëpër botë.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat