Connect with us

Azia

Mjekët kishin harruar për 19 muaj me radhë ti tregonin se vuante nga një tumor në tru

Published

on

Mjekët kishin harruar për 19 muaj me radhë ti tregonin se vuante nga një tumor në tru

Mjekët kishin harruar për 19 muaj me radhë ti tregonin se vuante nga një tumor në tru. Kjo ngjarje është vërtet e pabesueshme. Ai ishte kthyer në spital dhe kishte filluar të ankohej për dhimbje të forta.

Para 19 muajsh, një person në Hong Kong kishte bërë analizat në një spital dhe rezultatet kishin treguar qartë se ky person vuante nga një tumor në kokë. Megjithatë, asnjeri nuk e kishte marrë iniciativën ta informonte mbi gjendjen e shëndetit ti tij, kjo kushte ndodhur për 19 muaj me radhe.

Mjekët kishin harruar për 19 muaj me radhë ti tregonin se vuante nga një tumor në tru

Pesëdhjetë e katër vjeçari shpesh herë nuk ndihej mirë dhe gjendja e tij po përkeqësohej nga dita në ditë dhe për këtë arsye kishte vendosur të shkonte në spital për një vizitë. Ai ndihej pak i shqetësuar pasi dhimbjet ishin të forta dhe interesohej për të parë se ç’po ndodhte me shëndetin e tij.

Doktorët kishin konstatuar se ai kishte një tumor në tru dhe e kishin futur direkt në kirurgji për ta bërë operacion. Ky informacion është transmetuar dhe nga gazeta Daily Mail.

Mjekët kishin harruar për 19 muaj me radhë ti tregonin se vuante nga një tumor në tru

Kjo gafë ishte bërë publike pasi një doktor kishte zbuluar se mjekët e dinin se ai vuante nga kjo sëmundje, pasi kjo dukej qartë në analizat që kishte bërë gjatë vitit 2o17. Natyrisht asnjëri nga mjekët nuk kishte marrë mundimin ta informonte sipas protokollit.

Pesëdhjetë e katër vjeçari i ishte nënshtruar dy operacioneve për ta hequr atë pasi ai ishte dyfishuar në madhësi gjatë kohës që mjekët e kishin lënë në mëshirën e fatit. Tashmë ai përballet me një sërë problemesh dhe nuk mund të lëvizi lirshëm.

«Sa e vështirë ishte të më bënin një telefonatë dhe të më tregonin se isha i sëmurë», kishte thënë pacienti i cili tashmë pretendon të paktën «ti kërkojnë falje». Akoma nuk është bërë e ditur nëse familja e tij do të denonconte këtë ngjarje apo jo.


Më të lexuarat