Connect with us

Amerika e Jugut

Mjekët refuzuan abortin e 11-vjeçares, e cila ishte përdhunuar

Published

on

Mjekët refuzuan të abortonin një 11-vjeçare, e cila ishte përdhunuar featured

Në Argjentinë ka nisur një debat publik mbi një  11 vjeçare e cila ishte përdhunuar nga burri i gjyshes së saj  dhe kishte mbetur dhe shtatzënë. Ajo kishte vajtur n një spital për të ndërprerë këtë shtatzëni por mjekët kishin refuzuar, ata nuk pranonin ta abortonin. Në Argjentinë ligji për abortimet është tepër i rreptë!

«Dua të më nxirrni atë që më vuri plaku në bark» kishte thënë ajo përpara gjykatës ku kishte vajtur për të marrë aprovimin bashkë me të ëmën. Operacioni ishte vonuar për rreth 7 javë pasi mjekët nuk pranonin për arsye të ndërgjegjes së tyre.


Mjekët refuzuan të abortonin një 11-vjeçare, e cila ishte përdhunuar post

Këto vonesa ndodhin shumë shpesh në Argjentinë, mjekët vonohen deri në pikën ku shtatzënia përparon aq shumë sa abortimi ndalohet me ligj.

Mjekët refuzuan abortin e 11 vjeçares, e cila ishte përdhunuar nga burri i gjyshes së saj

Vajza kishte hyrë në javën e 23-të të shtatzënisë së saj dhe mjekët kishin përçmuar se rrezikonte jeta e foshnjës (së pa lindur akoma). Prandaj dhe kishin vendosur ta sillnin në jetë me cezariane në vend të abortit.

«Duhej të merrej parasysh vullneti i vajzës. Ekzistonin dy arsye që ata të aprovonin abortin», deklaroi avokatja e familjes, Cecilia De Bono.

Sipas ligjit, gjykatësit mund të ndërpresin shtatzëninë nëse shtatzënia shkaktohet nga përdhunimi dhe kur ndodhet jeta e nënës në rrezik.

«Ndershmërisht, nuk ishte e mundur, trupi i saj nuk ishte zhvilluar mjaftueshëm për të përballuar shtatzëninë. Akoma dhe nëse do të ishte, pasojat psikologjike do të jenë të mëdha, duke patur parasysh abuzimin që kishte vuajtur», tha një Gjinekologe e cila mori pjesë në operacionin e saj. Mjekët kishin nxjerrë të gjallë embrionin 5 muajsh dhe nuk kishte asnjë shans për të jetuar.

«Shteti është përgjegjës për aventurën e saj »deklaroi një shoqatë feministësh #NiUnaMenos, e cila lufton përkrah grave për të drejtën e abortit. Një ligj i tillë kishte dalë në vitin 2018, për shtatzënitë deri në javën e 14-të. Projektligji ishte votuar nga parlamenti por ishte refuzuar nga senati, i cili gjendej nën presionin e kishës katolike.


Më të lexuarat