Connect with us

Europa

Mjeku holandez akuzohej si babai i 200 fëmijëve

Published

on

Mjeku holandez akuzohej se ishte babai i 200 fëmijëve featured

Ai ishte akuzuar se përdorte spermën e tij për të lënë me barrë klientet e tij, ai supozohet të jetë babai i 200 fëmijëve. Bëhet fjalë për një mjek nga Holanda i cili quhet Jan Karbaat dhe kishte një qendër mjekësie në qytetin e Roterdamit.

Për disa vite me radhë ai nuk pranonte të bënte një test për tu verifikuar nëse kishte mashtruar klientet e tij. Ai vdiq në vitin 2017 në moshën 89 vjeç. Tani gjykata ka vendosur të lejojë një grup prej 22 personash të bëhen teste ADN për të mësuar të vërtetën, pasi ata besojnë se janë fëmijët e tij.


Mjeku holandez akuzohej si babai i 200 fëmijëve post

Gjykata ka konsideruar se në këtë rast parashtrohen pikëpyetje tepër serioze mbi metodat e mjekut dhe paralelisht urdhëroi zbardhje e detajeve që kanë dalë në dritë.

Paditësit kishin tentuar të merrnin kampion ADN-je nga Abaat-i gjatë vitit 2017 por atëherë gjykatësi kishte konsideruar se duhej të mbroheshin të dhënat personale të mjekut që sapo ishte larguar nga jeta. Megjithatë, ishte urdhëruar që ADN-ja e tij të ruhej në një vend të sigurtë.

Gjatë dy viteve të fundit, rrotacioni i çështjes kishte ndryshuar. U vërtetua se materiali biologjik i të birit kishte lidhje me 27 persona të cilët kishin lindur pas barrësimit artificial. Në të njëjtin moment, Gjykata ka pranuar se denoncuesit kishin karakteristika të ngjashme në pamjen e jashtme, kjo do të thotë se mund të jenë afërm me njëri tjetrin.

Mjeku Jan Karbaat kishte ushtruar profesionin e tij për disa vite me radhë por klinika e tij ishte mbyllur në vitin 2009 pas akuzave për parregullsi dhe falsifikim të dhënash.


Më të lexuarat