Connect with us

Oqeania

Momente prekëse: Policja kishte veshur shami gjatë varrimit të viktimave në Zelandën e Re

Published

on

Momente prekëse: Policja kishte veshur shami gjatë varrimit të viktimave në Zelandën e Re

Njëzet e katër vjeçarja, Michele Evans, ishte në orën e saj të shërbimit në varrezat e qytetit Christchurch gjatë ditës së premte. Atë ditë ishin bërë varrimet e para të viktimave të sulmit terrorist, i cili ishte realizuar nga Brenton Tarrant, një shtetas Australian. Kjo masakër ishte kryer me datë 15 mars nga personi i lartpërmendur, ai madje ai kishte lënë dhe një testament/manifest i cili pak më vonë ishte shpallur i paligjshëm.

Vajza e re,  e cila mbante në duart e saj një automatik, kishte veshur një shami të zezë dhe kishte vënë një trëndafil të kuq në anti plumbin e saj në shenjë solidariteti. Në shenjë respekti për myslimanët e Zelandës së Re.

Pranë saj gjendej një koleg i saj, i cili kishte hequr kapelën për të treguar respekt karshi familjeve dhe miqve të viktimave, të cilët në ato momente po u jepnin njerëzve të tyre lamtumirën e fundit.

Qindra gra të tjera kishin veshur shami në shenjë solidariteti #HeadscarfforHarmony

Fotografitë e Vincent Yu, nga Associated Press, ishin bërë virale dhe në të njëjtin moment, qindra gra të tjera kishin veshur shami në shenjë solidariteti. Këtë gjest ata e kishin bërë për tu solidarizuar me komunitetin mysliman. Disa nga këto gra kishin publikuar dhe fotografitë e tyre me hashtagun #HeadscarfforHarmony, që do të thotë «shami për harmoninë».

Pas kësaj tragjedie, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, kishte vizituar vendin e masakrës me shami dhe rroba zie. Gjithashtu, ajo ishte përqafuar me myslimanët dhe myslimanet që e kishin pritur aty.

Gjatë ditës së shtunë ishin mbledhur qindra njerëz, myslimanë dhe jo myslimanë, ata ishin mbledhur për tu lutur për viktimat e sulmit terrorist në parkun «Hagley Park». Ky park gjendet përballë xhamisë Al Nur, vendi ku kishte përhapur tmerrin Brenton Tarrant-i.

«Zelanda e Re po mban zi me ju, jemi një me ju», kishte deklaruar Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacida Ardern.



Më të lexuarat