Connect with us

Amerika e Veriut

Momenti i shpërthimit në Meksikë : 66 të vdekur

Published

on

Momenti i shpërthimit në Meksikë 66 të vdekur

Disa media lokale kanë transmetuar video dhe imazhe nga momenti kur shpërtheu tubacioni i naftës në Meksikë.

Imazhet e shpërthimit janë vërtet rrënqethëse. Ky shpërthim u ka kushtuar jetën më shumë se 66 personave, ndërsa fati i 88 të tjerëve nuk dihet ende. Incidenti ka ndodhur në momentin kur ata po vidhnin naftë nga një pikë ku ishte krijuar rrjedhje e lëndës djegëse.



Presidenti i Meksikës tha: «më vjen shume keq për situatën serioze që po përjeton «Tlahuelilpan -i» për shkak të shpërthimit të një tubacioni. I bëj thirrje gjithë qeverisë të ndihmojë njerëzit në atë zonë».

Shpërthimi u regjistrua në zonën «Tlahuelilpan» të shtetit të Idalgos, rreth 100 kilometra në veri të qytetit të Meksikës. Një rrjedhje në rrjetin e naftës kishte mbledhur aty shumë banorë që vidhnin naftë në mënyrë ilegale, duke  mbushur bidonët dhe enë të tjera që kishin me vete.



Guvernatori i shtetit «Idalgo» tha : «E dimë se aty po vidhej naftë në mënyrë ilegale dhe autoritetet po merrnin masa për ti parandaluar banorët».

Imazhet e transmetuara nga mediat lokale tregonin qartë se në vendngjarje gjendeshin me dhjetëra njerëz të cilët po vidhnin naftën e cila po rridhte vazhdimisht.



Disa orë më pas kur u transmetuar imazhet nga ky shpërthim vëreheshin njerëz që vraponin larg tij duke kërkuar ndihmë. Në disa imazhe të tjera vëreheshim kufoma të djegura që ishin të shpërndara në vendngjarje.


Më të lexuarat