Connect with us

Greqi

Monaliza e Agimit të Artë shpallet persona non grata

Published

on

Monaliza e Agimit të artë shpallet dhe ajo persona non grata në Shqipëri

Monaliza e Agimit të artë shpallet dhe ajo persona non grata në Shqipëri

Për ju që nuk e njihni quhet Georgia Bitaku dhe është me origjinë na Peloponezi i Greqisë. Pikërisht nga Mani dhe  Suli që janë vendlindja dhe e Leonidhës së famshëm të filmave.

Kjo femër është e para dhe e vetmja në botë që organizon ndeshje Artesh Marcjale në Greqi. Faktikisht profesionet e saj janë të shumta pasi diku shfaqet dhe si gazetare apo edhe si prezantuese. Së fundmi ajo është transformuar në një aktiviste për çështjet Greke në përgjithësi.

Çështje si emërimi i Maqedonisë, Vorjo epiri etj etj. Pra kudo që bëhet një tubim ajo është e para me gjithmonë një flamur Grek në dorë. Pra, kudo që vete kjo bëhet nami dhe digjet vendi shkrumb e hi dhe pastaj ja prish planet shiu..

E lindur dhe rritur në një familje konservatore të varfër por që shumë shpejt falë talentit të saj arriti të bëhet biznesmene. Bizneswoman aq e sukseshme saqë njihet me zë në mbarë Greqinë. Eshtë tepër e famshme në fushën e arteve marciale, jo se din të ndeshet, por sepse ka një show të sajin i cili quhet No Limits.

Kjo zonjë kohët e fundit ka qënë shumë e angazhuar në Shqipërinë e jugut me çështjen Kacifa. Pra po flasim për Bularatin e Gjirokastrës nga ku erdhi dhe iku pa na përshëndetur fare.

Deshi të vinte përsëri pasi i pelqeu shumë shqipëria jonë e bukur, aq sa deshi të zaptojë një copë për ta bërë Greqi të sajën por ja që fati paska qenë i shkruar duke i mohuar asaj hyrjen në territorin Shqiptar përgjithmonë. Pra ky person nuk do të hyjë më kurrë në territorin shqiptar. Gjynah se ne Shqiptarët shquhemi për mikpritje.

Megjithatë Georgia është një femër e lindur luftëtare. Sepse origjina dhe tamperamenti i saj buron nga bëmat dhe gjaku Spartiat i Leonidhës. Bëhet fjalë pikërisht për bukuroshen që doli në foto me Nipin e kostandin Kaçifës në Bularat veshur me uniformë ushtarake duke demostruar flamurin Grek një javë mbas ekzekutimit të tij nga Renea. Kishin vajtur të festonin varrimin e heroit që kishin kaq shumë nevojë për të dalë në televizor, mos ishalla bëheshin të famshëm ndërkombëtarisht. Madje, sipas videove duket qartë që kjo femër e konsideron Shqipërinë “Odos Sygkrou”

Foto-e-nipit-të-Kostandin-Kaçifas-me-uniformë-ushtarake-nga-Bularati
Dhimitris Kaçifas me Georgia Bitakun

Cila janë marrëdhënjet e saj me Shqiptarët në të kaluarën

Përveç kësaj kjo në karrjerën e saj si organizatore e spektaklit të arteve marcjale NOLIMITS ka bashkëpunuar me shumë Shqiptarë me zë. I fundit në karierën e saj glamuroze ishte Kampjoni Florjan Marku që mbas insistimit që beri vëllai i saj Stamatis Bitakos, ishte ndeshur me të.

Vërtetë kjo ndeshje bëri bujë, pasi vellai i saj i cili kishte një titull kampjoni insistonte rëndë. Aq sa quante Florianin pulë nëse nuk ndeshej me të. Një ditë kampjoni ynë pranoi sfidën dhe fundi ishte si më poshtë ! Shikim të këndshëm!

Florian Marku VS Stamatis Bitakos

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report