Connect with us

Editorial

Monika Kryemadhi tenton ti shesë shqiptarëve kërriçin për mushkë

Në një deklaratë gjatë zhvillimit të protestës së djeshme të opozitës, Monika kryemadhi ka karakterizuar qverinë Rama me termin «minorancë e minorancës».

Published

on

Monika Kryemadhi tenton ti shesë shqiptarëve kërriçin për mushkë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi ka dhënë një intervistë për gazetarët në momentin që vajti ti bashkohej protestës së 10-të të opozitës jo parlamentare e cila u zhvillua gjatë ditës së djeshme në kryeqytet, përpara selisë së kryeministrisë.

Si gjithmonë, Kryemadhi shfaqet nëpër protestat e opozitës me deklaratat e saj të cilat në thelb ushqejnë propagandën e opozitës e cila është mjaft aktive në këtë sektor gjatë ditëve të fundit.

Sipas saj,  KQZ-ja është ilegjitime për shkak të një marrëveshje e cila nuk mund të dali sipër ligjeve. Ajo ka hedhur në tryezë datën e 13 tetorit ku sipas saj kjo datë do të ketë vështirësitë e veta. Këto deklarata absurde ajo i ka lëshuar dhe duke nxjerrë blof veten e saj pasi asnjë marrëveshje mbi ligjet nuk është e vlefshme.

« KQZ është ilegjitime, ekziston në saj të një marrëveshje politike, por është një marrëveshje që nuk mund të dali sipër ligjit. Aman se më ngatërrohen zorrët e barkut kur flet Rama për drejtësi. Ajo që i kemi bërë ne këtij vendi, që i kemi dhënë pushtet një njeriu të çmendur», tha ajo.

Ajo deklaroi se këto protesta nuk janë to opozitës por të popullit dhe këto protesta sipas saj janë për të zgjidhur tranzicionin. Ajo nuk ngujoi të manipulonte situatën duke paraqitur Ramën si minorancë dhe opozitën pa asnjë pushtet si «mazhorancë».

Rama është minorancë e minorancës sipas Kryemadhit

« Problemi nuk është tek metodat e protestave. Kjo tregon se Rama është minorancë e minorancës, kemi një varfëri të madhe që ka pllakosur vendin», tha ajo .

Në vazhdim ajo u përpoq të manipulonte situatën për marketing votash duke ekzagjeruar përmasat e saj me termin «reagim popullor». Monika Kryemadhi u përpoq të krahasojë protestën e djeshme me përmasat e protestave që bëheshin në 1990-1992 kundër komunizmit. Duket qartë tendenca e saj për të korruptuar ndërgjegjen e shqiptarëve pasi në fund të kësaj deklarate ajo premtoi dhe «taksa akoma më të ulëta».

Këto veprime tregojnë gjendjen e tyre të dëshpëruar për të kapur pushtetin dhe për të ndaluar proceset kundër familjes Meta dhe Berisha. Bëhet fjalë për gënjeshtra nën diell pasi në realitet proteston anti-shteti i cili po përpiqet ti grabisë pushtetin një qeverie që ka lindur nga vota e lirë.

Si gjithmonë kryemadhi në agjendën e saj ka interesat e saj familjare dhe politike pasi nuk mund të ekzagjerosh kaq trashë një protestë partiake që e pa gjithë shqipëria duke e konvertuar atë në një protestë popullore thjesht për të trukuar shqiptarët me një informacion të rremë.

Ajo ëshë përpjekur të trukojë shqiptarët duke paraqitur protestën e 10-të të opozitës si një protestë popullore me përmasa të viteve 1990-1992. Kjo tregon se sa të dëshpëruar janë për pushtet pasi tashmi nuk ju ka ngelur asgjë.

Më të lexuarat