Connect with us

Greqi

Motra e ekstremistit Kostandin Kacifa vendos kandidaturë për deputete në Greqi

Published

on

Motra e ekstremistit Kostandin Kacifa vendos kandidaturë për deputete në Greqi
Ermioni Kacifa gjatë një proteste në Greqi.

Motra e ekstremistit minoritar i cili para pak kohësh humbi jetën e tij gjatë një përleshje me Renean, Ermioni Kacifa, ka vënë kandidaturë për deputete në shtetin Grek. Ermioni Kacifa deklaroi e vendosur të luftojë me të gjitha forcat e saj për të hyrë në parlament si deputete e partisë «Unioni Qendor». Zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen me datë 7 korrik 2019.

Sipas mediave greke kjo ishte vendosur pas një takimi që kishte zhvilluar kryetari i kësaj partie, Jorgos Levendis, me motrën e ekstremistit grek, Kostandin Kacifa. Takimi u zhvillua në ambientet e zyrave qëndrore të partisë «Unioni Qendror». Sipas citimeve të ndryshme të mediave greke bëhet fjalë për një vrasje të padrejtë të homogjenit të tyre gjatë festës së 28 Nëntorit. Në deklaratën e partisë përkatëse Jugu i Shqipërisë konsiderohet si tokë e shenjtë dhe i referohen me termin «Tokat e shenjta të Vorjo epirit».

Ermioni Kacifa deklaroi se shkaku pse vendosi kandidaturë me këtë parti ishte sepse ajo dënon ekstremet si dhe të gjitha aktet e dhunës. Sipas së njëjtës deklaratë, motra e ekstremistit grek kërkon të vërtetojë që familja Kacifas nuk ka asnjë lidhje me «Organizatat ekstreme».

Motra e ekstremistit Kostandin Kacifa vendos kandidaturë për deputete në Greqi
Motra e ekstremistit Kostandin Kacifa me Jorgo Levendin

Ju rikujtojmë se aktiviteti i saj pranë Organizatave Ekstreme jo vetëm që ka qënë tepër i ngarkuar por në disa raste prezenca e saj përdorej si emblemë në protestat e dhunshme të disa muajve më parë gjatë miratimit në Parlamentin Grek të marrëvesheshjes që i ishte nënshkruar ndërmjet Kryeministrit Grek, Aleksis Cipras, dhe homologut të tij, Zoran Zaev.

«Kostandini u sakrifikua për Maqedoninë», kishte deklaruar z.Kacifa gjatë tubimit që ishte zhvilluar në Syntagma të Athinës.

Madje, Ermioni Kacifa, është ftuar disa herë dhe në evente të cilat janë zhvilluar në SHBA me rastin e festave të pavarsisë së Greqisë.

Më të lexuarat