Connect with us

Bota

Murgesha inskenoi vdekjen e saj për tu arratisur nga monastiri

Published

on

Murgesha inskenoi vdekjen e saj tu arratisur nga monastiri featured

Murgesha inskenoi vdekjen e saj për tu arratisur nga monastiri. Joan-a nuk dëshironte të bënte kompromis me jetën që i impononte epoka e saj. Presioni që ushtrohej mbi gratë e mesjetës po e mbyste në heshtje. Ajo ishte detyruar të bëhej murgeshë por nuk kishte aspak ndërmend të kalonte jetën e saj në një monastir prandaj inskenoi vdekjen e saj për tu arratisur.

Murgesha, e cila jetonte në shekullin e 14-ë, shtroi një plan strategjik për tu arratisur nga ai monastir. Ky lajm u zbulua nga arkivistët e Universitetit të Jorkut.



Këto të dhëna u zbuluan javën e kaluar gjatë përkthimit të teksteve të Kryepeshkopëve të Jorkut, të cilat datohen midis viteve 1304 dhe 1405.

Murgesha Joan, ishte shtirur sikur ishte e sëmurë dhe në vazhdim bëri dhe të vdekurën. Përpara se të largohej nga monastiri ajo kishte kërkuar nga murgeshat tjera që të varrosnin një kukull, të cilën e kishte bërë me duart e saj.

Pasi ishte larguar që aty ishte zhvendosur në një qytet aty pranë dhe pasi ishte zbuluar skandali, ajo ishte larguar akoma më larg. Kisha dhe në veçanti Kryepeshkopi i Jorkut nuk mund të pranonin një ofendim të tillë prandaj kishin dërguar njerëz për ta sjellur mbrapsht.

Në një tekst të asaj kohe, Kryepeshkopi kishte shkruar se: «Joan kishte shkelur premtimet dhe modestinë e gjinisë së saj». Më pas ai kishte planifikuar vdekjen e saj n një mënyrë shumë dinake. Ai ndër të tjera thoshte se ajo kishte braktisur rrugën e zotit dhe i ishte dorëzuar «dëshirave mishërore».

Për fat të keq dokumentimet e kësaj periudhe nuk zbulojnë nëse Joan ishte kthyer përsëri në monastir.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat