Connect with us

Europa

Myslimanit i refuzohet asistenca për shkak të mjekrës së tij

Published

on

Myslimanit i refuzohen ndihmat për shkak të mjekrës së tij featured

Myslimanit i refuzohet asistenca për shkak të mjekrës së tij. Një mysliman e ka paguar shtrenjt preferencën e tij për të mos hequr mjekrën. Ai tashmë ka humbur përkrahjen sociale me vendim të gjykatës. Në këtë mënyrë ai dhe familja e tij, të cilët jetojnë në Holandë, kanë humbur çdo përkrahje sociale.

Protagonistit të kësaj historie i ishte kërkuar të rruante mjekrën e tij në kuadër të një trajnimi për të marrë një vend pune. Nëse nuk kalonte ai do të s’kualifikohej dhe nuk do të ishte ndër të privilegjuarit, kandidatët për tu punësuar.


Myslimanit i refuzohet asistenca për shkak të mjekrës së tij post

Ai kishte refuzuar duke përdorur si pretekst besimin e tij fetar. Menjëherë pas kësaj, bashkia kishte pezulluar atij përkrahjen sociale, atij dhe familjes së tij. Kjo asistencë siguronte të ardhurat minimale për çdo qytetar në Holandë.

Në vazhdim ai i ishte drejtuar gjykatave, me pretekstin se vendimi i bashkisë po cenonte rëndë të drejtat e njeriut mbi lirinë e ndërgjegjes dhe besimit fetar.

Këshilli i bashkisë përsëri i ishte përgjigjur se në këtë mënyrë ai po vinte  në rrezik dhe veten e tij pasi puna e tij e re kishte të bënte me heqjen e amiantit. Nëse pluhuri i tij ulej në mjekër mund të helmohej dhe të vdiste. Mjekra nuk i lejonte atij të përdorte maskën e sigurisë (e cila është e domosdoshme në këtë profesion).

Avokatët e tij kishin dhënë shpjegime pranë Këshillit të Bashkisë duke thënë se personi në fjalë kishte dy vite që ishte i papunë. Ata më tej kishin thënë se vetëm përmes këtij trajnimi do të arrinte të punësohej.

Myslimanit i refuzohet asistenca për shkak të mjekrës së tij ndërsa ai përpiqej të ndërronte ligjin Holandez

Ai kishte argumentuar se mund të përdorej një tjetër lloj maske, e cila do të ishte e përshtatshme për njerëzit me mjekër. Gjykata kishte hedhur poshtë argumentin e tij duke përfunduar në konkluzionin se maska që përdorej aktualisht ishte “e duhura” për këtë profesion.  

Pavarësisht faktit se vendimi i Këshillit të Bashkisë mund të shkeli të drejtat e njeriut, ky ishte një vendim i domosdoshëm pasi në thelb po mbronte jetën e tij. Po e mbronin nga rreziku i ekspozimit të tij në një seri substancash kimike, të cilat janë të rrezikshme për njeriun dhe mund të shkaktojnë probleme serioze në shëndetin e tij.

Gjykata kishte marrë parasysh dhe faktin se personi në fjalë ishe dhe ish i burgosur dhe për këtë arsye ai nuk do të kishte shumë shanse të punësohet. Ai vuante gjithashtu nga probleme psikologjike dhe vartësi ndaj bixhozit.

«Ky trajnim është një rast i përsosur për tu punësuar ky person», kishte theksuar gjykata. Ajo kishte theksuar se ky ishte refuzim për pjesëmarrjen e tij, duke mos shfrytëzuar një shans për tu integruar në tregun e punës. Kjo situatë kishte krijuar nevojën e tij për tu paguar nga paratë e tatimpaguesve të ndershëm.Myslimanit i refuzohet asistenca për shkak të mjekrës së tij sepse: sipas gjykatës  ky vendim «mbronte të drejtat dhe liritë e taksapaguesve».


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report