Connect with us

Shkencë

NASA kërkon vullnetarë kundrejt shumës së 16,500 eurove për të ndenjur në shtrat për 60 ditë

Published

on

NASA kërkon vullnetarë kundrejt shumës së 16,500 eurove për të ndenjur në shtrat për 60 ditë

Nasa, në bashkëpunim me Qendrën Gjermane të Hapësirës dhe Agjencinë Evropiane të hapësirës, kërkon vullnetarë që do të pranojnë të rrinë të shtrirë në një krevat për 60 ditë rresht. Ky eksperiment zhvillohet në kuadër të një studimi që do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë se si ndikon graviteti në trupin e njeriut.

Duke simuluar efektet e mungesës së gravitetit, shkencëtarët shpresojnë të zhvillojnë metoda të reja për të eliminuar pasojat që shkakton mungesa e gravitetit. Në këtë mënyrë, astronautët nuk do të duhet të kalojnë orë të tëra në palestër për sa kohë ata gjenden në hapësirë.

Për sa i përket nevojave të vullnetarëve, si p.sh.: banjë, ushqim dhe tualete, vullnetarët do të duhet të shërbehen në pozicion horizontal.

Për arsye sigurie, pranë tyre do të gjendet dhe një ekip mjekësh në mënyrë që ata mos të marrin peshë të tepërt gjatë këtyre 60 ditëve. Kjo nuk do të thotë se do tu mungojë diçka, pasi ky program përfshin dhe ëmbëlsirat.

Ky studim ka 2 faza. Në fazën e parë kërkohen 24 persona, 12 meshkuj dhe 12 femra, i cili do të fillojë menjëherë. Për sa i përket fazës së dytë, nuk është bërë akoma e ditur se sa vullnetarë do të duhen për të realizuar këtë eksperiment. Ky test do të fillojë gjatë vjeshtës së këtij viti.

Shkencëtarët kërkojnë persona të shëndetshëm të moshave nga 24 deri 55 vjeç, të cilët nuk duhet të jenë duhanpirës. Një faktor i rëndësishëm është njohja e Gjermanishtes.


Më të lexuarat