Connect with us

Featured

NASA planifikon të dërgojë njerëz në hënë

Published

on

NASA planifikon të dërgojë njerëz në hënë featured

NASA ka planifikuar të dërgojë njerëz në hënë, por kësaj radhe ajo ka menduar të marrë masa për qëndrimin e tyre atje. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i organizatës Amerikane, Jim Bridenstine.


NASA planifikon të dërgojë njerëz në hënë post image

Në një postim të tijin, ai u ka bërë thirrje industrive Amerikane të ndihmojnë në teknikat e projektimit për tu ulur në sipërfaqen e  planetit dhe për qëndrimin e astronautëve në këtë planet. Madje ai ka theksuar se ky ishte një urdhër nga Presidenti Amerikan Donald Trump dhe Kongresi Amerikan.



Ai shkruan në statusin e tij se : «Si mbështetës i përjetshëm i NASA-s ndihem i ngazëllyer që po flas përsëri për çështjen e “uljes së njerëzve në hënë”».

Planifikohet dhe qëndrimi i astronautëve në planetin e largët

Ai theksoi se kur thotë që «do të kthehemi në hënë», nuk duam të themi që do t bëjmë të njëjtën gjë që kemi bërë 50 vite më parë. Dua të jam i qartë me ju, ky nuk është vizioni ynë!

Më tej ai ka thënë se: «ne po shkojmë në hënë me sisteme dhe teknologji t reja, për të eksploruar sa më shumë terrenin e këtij planeti, më shumë se nga sa kemi menduar ndonjëherë. Kësaj radhe do të shkojmë në hënë dhe do t rrimë atje», kishte thënë ai.



Zot Brindestine ka deklaruar se planet për këtë udhëtim do të fillojnë javën e ardhshme. Partnerët nga industritë private dhe shumë vende të tjera janë ftuar në selinë e NASA-s për të diskutuar mbi projektin e ri hënor.



Më të lexuarat