NASA synon të dërgojë astronautë në dy planetë të ndryshëm

NASA ka publikuar qëllimet e saj në lidhje me misionet e ardhshme të drejtuara nga njeriu. Ajo synon të dërgojë astronautë në hënë gjatë vitit 2024 dhe në vazhdim të bëjë të njëjtën gjë dhe në planetin Mars.

Kreu i NASA-s, Jim Brindestine, deklaroi se programi hapësinor për rikthimin e njeriut në hënë po përshpejtohet dhe do të jetë një hap shumë i rëndësishëm për misionin e dërgimit të njerëzve edhe në planetin e kuq.

«Duam të realizojmë një ulje në Mars në deri në vitin 2033. Ne do të mundemi të ulemi në Mars nëse arrijmë të ulemi në Hënë». Ai e ka bërë këtë deklaratë gjatë një seance të komitetit të shkencës-hapësirës dhe teknologjisë. Këto fjalë ishin thënë nga Republikani i përzgjedhur nga Donald Trump për të udhëhequr programin amerikan mbi arritjet në hapësirë.

Presidenti i Komisionit të shkencës, hapësirës dhe teknologjisë në Kongresin Amerikan, Eddie Bernice Johnson, kishte kërkuar nga Brindestine të përcaktonte koston e këtyre misioneve. Kjo do të realizohet deri më datë 15 prill, sipas agjencisë franceze.

Kërkohet të përshpejtohet ky proces për arsye politike

Përshpejtimi i procesit të rikthimit të njeriut në Hënë për tu realizuar në vitin 2024 dhe jo në vitin 2028, sipas objektives fillestare, mund të ketë dhe qëllime politike. Atëherë do të jetë dhe viti i fundit i mandatit të dytë të Donald Trump-it, nëse rizgjidhet President.

Disa ekspertë dhe anëtarë të Kongresit nuk besojnë se NASA do të jetë në gjendje të dërgojë përsëri njerëz në Hënë brenda 5 viteve të ardhshme. Ata kanë theksuar ndër të tjera dhe vonesën në zhvillimin e raketës Space Launch Sytstem (SLS).

Udhëtimi për në hënë do të zgjasë vetëm 3 ditë, në Mars do të zgjasë të paktën 6 muaj. Për të mundësuar një udhëtim në Mars dhe për tu kthyer mbrapsht do të duhen deri në 2 vite. Ky udhëtim duhet të zhvillohet kur Marsi të ndodhet më afër Tokës dhe kjo do të ndodhë pas 26 muajsh. Gjithashtu, kjo do të ndodhë në vitin 2021, në vitin 2033 etj.


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu