Connect with us

Mjedisi

Ndotja e ajrit redukton jetëgjatësinë rreth 20 muaj

Published

on

Ndotja e ajrit redukton jetëgjatësinë rreth 20 muaj

Ndotja e ajrit në Azinë Jugore ka arritur përmasa alarmante. Jetëgjatësia e fëmijëve që kanë lindur në vende si Pakistani dhe Bangladeshi, është reduktuar me më shumë se 30 muaj. Këto statistika janë publikuar sipas raportit vjetor «Gjendja e Ajrit në Botë» të cilin e kishte publikuar revista Health Effect Insitute.

Ndotja e ajrit është shkaku i pestë i vdekjeve në botë. Ky fakt është konstatuar pasi ka vrarë më shumë njerëz çdo vit sesa aksidentet automobilistike dhe malaria bashkë.

«Shëndeti i fëmijëve ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen e çdo shoqërie civile. Zbulimet e reja kanë sjellë në dukje se ata që kindin në vendet ku ndotja e ajrit është në nivele të larta, jetojnë më pak», kishte deklaruar Presidenti i Institutit, Daniel S. Greenbaum.

«Në disa vende të botës, thjesht duke marrë frymë dikush në një qytet është njësoj sikur të ishte një duhanpirës maniak», tha ai.

Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur, si brenda ashtu dhe jashtë, ka çuar në vdekjen e pesë milion njerëzve në gjithë botën, gjatë vitit 2017. Shumica e këtyre njerëzve ishin për shkak të “goditjes në tru”, infarkteve, diabetit, kancerit të mushkërive dhe sëmundjeve kronike të  mushkërive.

Janë regjistruar më shumë se 1.2 milion vdekje të parakohshme vetën në Kinë dhe Indi

Ndotja e ajrit të brendshëm shkaktohet kryesisht nga djegia e druve dhe qymyrit për gatim. Shkaqet kryesore për ndotjen e ajrit në ambientet e jashtme janë: «gazrat e shkarkimit nga automjetet dhe fabrikat». Gazrat që transmetohen në ajër helmojnë organizmin e njeriut duke i shkaktuar një vdekje të parakoshshme.

Pothuajse gjysma e vdekjeve në vitin 2017 ishin regjistruar në Kinë dhe në Indi. Gjatë atij viti në secilin nga këto shtete ishin regjistruar më shumë se 1,2 milion vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit.

Edhe pse Kina ka bërë hapa të konsiderueshëm në reduktimin e ndotjes së ajrit, Pakistani, Bangladeshi dhe India kanë shënuar rritjen më të madhe të infektimit të ajrit nga viti 2010.

Fëmijët ndodhen në mesin e popullatave më të prekshme. Ata rrezikojnë të shfaqin vonesë në zhvillimin e tyre dhe probleme në mushkëri. Ndodhen në rrezik të lartë nga sëmundje si astma.

«Nuk kemi asnjë justifikim për të mos vepruar menjëherë. Është nevojë urgjente që qeveritë të marrin masa për të parandaluar këtë fenomen», tha kreu i Uniced në Britani, Alister Harper.


Më të lexuarat