Connect with us

Azia

Në Everest po shfaqen dhjetëra kufoma pas shkrirjes së akujve

Published

on

Në Everest po shfaqen dhjetëra kufoma pas shkrirjes së akujve

Kufomat po zbulohen kryesisht në anën Kineze, drejt anës veriore të këtij mali. Bëhet fjalë për njerëz që kishin disa vite të humbur. Mbi 300 alpinistë mendohet se kanë gjetur vdekjen teksa përpiqeshin të hipnin në majën më të lartë në botë. Gati rreth 2/3 e kufomave nuk janë gjetur ende. Këto trupa të pajetë njerëzish mbeten të mbuluar nën dëborën dhe akullin e malit Everest, sipas  një publikimi të BBC-së.

Një punonjës i një shërbimi shtetëror kishte deklaruar se kishte nxjerrë me duart e tij të paktën 10 kufoma, nga dëbora dhe akulli i Everestit. Shumë shpesh zbulohen duar dhe këmbë por dhe gjymtyrë të tjera, në afërsi të kepit të Everestit.

Kufomat përdoren si….shenja orientimi

Shumica e kufomave që janë zbuluar deri tani i përkasin incidenteve të fundit në këtë zonë të egër. Disa nga këto kufoma, zakonisht ato që gjenden në lartësi të mëdha, përdoren akoma dhe si shenja orientimi nga alpinistët.

Për shembull, një çift çizmesh jeshile afër majës përdoret si shenjë orientimi. Këto çizme i përkasin një alpinisti që kishte vdekur poshtë një shkëmbi. Çizmet jeshile, të cilat gjenden akoma në këmbët e trupit të tij të pajetë, përdoren si «shenjë orientuese» nga alpinistët. Dëgjohet vërtetë makabër por është e vërtetë në këtë mal ndodhin shumë aksidente vdekjepruse.

Tërheqja dhe lirimi i kufomave të tyre nga kampet e vendosura në pika shumë të larta mund të jetë një proces shumë i kushtueshëm dhe jashtëzakonisht i vështirë. Ekspertët thonë se ky proces kushton nga 40,000 deri në 80,000 dollarë.

https://www.youtube.com/watch?v=mDmSwz9yU48

Ish Presidenti i Shoqatës së Alpinistëve të Nepalit tha se «një nga rikuperimet më të vështira ishte nga një lartësi prej 8,700 metrash mbi nivelin e detit». Ai shpjegoi se «trupi i tij ishte komplet i ngrirë dhe peshonte rreth 150 kile, duhej të rikuperohej nga një pikë shumë e vështirë në këtë lartësi.

Akullnajat në Everest po shkrihen dhe po zvogëlohen në mënyrë të rrezikshme

Sipas disa studimeve të posaçme, është konstatuar se akullnajat në zonën e Everestit po shkrihen me ritëm të shpejtë dhe po zvogëlohen në mënyrë shumë të rrezikshme.

Më komkretisht, studimi i vitit 2015 kishte zbuluar se lumenjtë e akullnajës Khumbu, vendi që duhet të kalojnë alpinistët për të arritur në majë ishte shkrirë. Këto lumenj po rrite dhe po bashkohen për shkak të shkrirjes së përshpejtuar nga procesi i ndryshimit klimatik.

Një tjetër skuadër studiuesish nga Britania, gjatë vitit 2018 kishin përshkuar akullnajën Khumbu dhe kishin konstatuar se akulli ishte më i ngrohtë se sa duhej. Ky është një sinjal se në këtë zonë po ndodhin shumë ndryshime. Ndryshimi Klimatik në këtë zonë mund të krijojë një sërë problemesh serioze.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report