Connect with us

Lajme

Në prag të çeljes së negociatave Ilir Meta kundër SHBA-së dhe BE-së

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, u ka shpallur luftë ndërkombëtarëve dhe Bashkimit Evropian vetëm disa ditë para çeljes së negociatave.

Published

on

Në prag të çeljes së negociatave Ilir Meta kundër SHBA-së dhe BE-së

Kohët e fundit situata në Tiranë ngjan më shumë qesharake se sa serioze. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një konference për shtypin nga presidenca, u drejtua me tone të ashpra kundër SHBA-së dhe BE-së.

Presidenti Meta, gjatë konferencës për shtypin që dha përpara gazetarëve ka theksuar dhe një herë pozicionin e tij të njëanshëm duke marrë haptas krahun e opozitës. Ndër të tjera ai karakterizoi reformën në drejtësi me epitetin “Ramaform”. Pra presidenti mbi partitë foli dje si kryetar partie dhe jo si president.

Më pas ai ka akuzuar multi miljarderin George Soros se po tenton të destabilizojë shqipërinë nëpërmjet skenarëve të përçarjes.

Numri  2 i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi përpara gazetarëve që procesi i shkarkimit të Presidentit ka marrë tashmë një rrugë pa kthim dhe se pasi të votohet nga Parlamenti, kjo çështje do të adresohet në Gjykatën Kushtetuese e cila pritet të krijohet deri në fund të shtatorit.

Mbi këtë çështje kishim dhe një deklaratë të  Rudina Hajdarit ku sipas saj ku proces nuk duhet të përshpejtohet pasi në realitet është tepër herët për të ndërmarrë hapa të tillë në gjendjen e tanishme.

Më të lexuarat