Connect with us

Azia

Negociata midis SHBA-së dhe talibanëve për luftën në Afganistan

Published

on

Negociata midis SHBA-së dhe talibanëve për luftën në Afganistan featured

Me rastin e pranimit të Talibanëve në qeverinë kalimtare të Afganistanit, duket se do të përfundojë dhe lufta e vjetër në këtë zonë. Një luftë e cila kishte filluar me ndërhyrjen e SHBA-së.

Bëhet fjalë për luftën më të gjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila kishte si objektiv shfarosjen e Al-Kaidës duke e goditur atë në bazën e saj.



Sipas informacjoneve të transmetuara nga «Reuters», liderët e Talibanëve synojnë të fillojnë një dialog me përfaqësues të qeverisë Afgane.

Talibanët tashmë fuqi politike

Kjo pritet të realizohet pas deklarimit të armëpushimit midis tyre. Talibanët do të përpiqen të kenë një rol protagonist në Qeverinë kalimtare.

Disa nga kushtet e përmendura prej tyre janë: Këmbimi i të burgosurve midis palëve luftuese dhe heqja e ndalimit të udhëtimit të liderëve Talibanë, të imponuar nga SHBA-ja.

Sipas informacioneve nga «REUTERS», koha për shpalljen e armëpushimit do të caktohet në ditët e ardhshme.



Oficerët Amerikanë kanë bërë dhe një takim në «Katar» në kuadër të raundit të katërt të bisedimeve për paqen, dhe mesa duket kanë arritur në një marrëveshje.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së « Zalmay Khalilzad » ka rrugëtuar drejt Kabulit për të informuar «Presidentin e Afganistanit» mbi përparimin e arritjeve në bidedimet 6 ditore.

Ambasada e shteteve të bashkuara në Kabul nuk ka lëshuar asnjë konfirmim mbi informacionet e transmetuara nga Talibanët në lidhje me marrëveshjen dhe ardhjen e menjëhershme të «Halilzad-it» në kryeqytetin afgan.

Sipas burimeve të Talibanëve, në draftin për përfundimin e luftës 17 vjeçare janë përfshirë dhe disa garanci që Afganistani nuk do të përdoret si «bazë terroristësh» nga Al kaida apo Shteti islamik. Ndër të tjera është kërkuar dhe largimi i forcave të huaja nga Afganistani brenda 18 muajve.


Më të lexuarat