Connect with us

Rusia

Nëna mostër përdhunonte djalin e saj 4 vjeçar dhe shiste materialin filmik në dark web

Published

on

Nëna mostër përdhunonte djalin e saj 4 vjeçar featured

Autoritetet kishin bastisur apartamentin e nënën 26 vjeçare në qytetin Vinica dhe kishin zbuluar një stivë me video të fshehura në kompjuterin e saj. Nëna mostër përdhunonte djalin e saj 4 vjeçar dhe shiste materialin filmik në dark web. Sipas Daily Mail ajo tregtonte këtë material filmik kundrejt shumës së 85 dollarëve për klip.

Ajo kishte filmuar dhe qarkulluar rreth 30 video të tilla dhe kishte përfituar një shumë prej 2.500 dollarësh. Sipas raportimeve të ndjekjes së krimit kibernetik të këtij vendi, përveç videove ajo shiste dhe fotografi pornografike me djalin e saj.

«Një grua më kishte kontaktuar nëpërmjet adresës time elektronike dhe më kishte ofruar punë. Duhej të kërkoja në internet për fëmijë të cilët pranonin të merrnin pjesë në filma porno për të fituar para. Pas kësaj, duhej ti filmoja këta fëmijë në shtëpinë e tyre, gjatë orëve që mungonin prindërit e tyre. Përndryshe duhej ti ftoja në apartamentin tim», kishte deklaruar ajo në dëshminë e saj.

«Përveç kësaj duhej të gjeja prindër qu nuk do të kishin problem me pjesëmarrjen e fëmijëve të tyre në video të tilla. Pikërisht atëherë, ajo më kishte propozuar ta provoja me djalin tim nëse nuk kisha frikë,  dhe unë pranova», tha ajo.

Nëna në fjalë po ballafaqohet me akuzat e ngritura kundër saj për përdhunim, abuzim seksual me të mitur dhe prodhim/shpërndarje të materialit pornografik.

Nëse ajo shpallet fajtore do të kalojë të paktën 10 vite pas hekurave. Gjithashtu, do të humbasë dhe djalin të saj përgjithmonë. Djali i mitur tashmë ndodhet nën përkujdesjen e psikologëve dhe do të transferohet së shpejti në një jetimore.


Më të lexuarat