Connect with us

Rajoni

Nënshkruhet shkëputja e Kishës Ortodokse të Ukrainës nga Rusia

Published

on

Nënshkruhet shkëputja e Kishës Ortodokse të Ukrainës nga Rusia

Sot Patriarku Bartolomeu ka nënshkruar dekretin e shumëpërfolur i cili bie ndesh me Interesat e Patriarkanës së Moskës pasi ky dekret i jep pavarësinë kishës së Ukrainës. Nëse e mbani mend për këtë çështje kishte reaguar dhe Presidenti Rus Vladimir Putin.

Presidenti Rus akuzonte rëndë Patriarkanën e Stambollit duke hedhur një sërë akuzash dhe madje nuk kursehej as për Patriarkun Bartolomeu personalisht. Ndër të tjera Presidenti Rus akuzonte Patriarkun për korrupsion dhe agjenturë ndërsa thoshte se Patriarkana e Stambollit po përpiqet të asimilojë Kishën Ukrainase për ta shtirë atë nën kontrollin e saj.


Nënshkruhet shkëputja e Kishës Ortodokse të Ukrainës nga Rusia post image

Firmoset pavarësia e kishës Ukrainase

Udhëheqësi i sapo zgjedhur i Kishës së Ukrainës , Epifani, ka udhëtuar sot në Stamboll për të marrë Vëllimin e Autoqefalisë nga vetë Patriarku Ekumenik Bartolomeu.

Vëllimi i autoqefalisë do të jepet sipas programit të përcaktuar ditën e nesërme. Ky vëllim dë ti dorëzohet Mitropolitit të Kievit dhe priftit të parë të Kishës Ortodokse të Ukrainës zotit
Epifanio . Ceremonia e dorëzimit do të zhvillohet gjatë një meshe në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit në Stamboll.

«Populli i Ukrainës priste këtë ditë të bekuar për më se 7 shekuj dhe ja ku erdhi dita për ta shijuar atë si popujt e tjerë përpara tij. Dhuratën e pavarësisë dhe lirisë më në fund e çliruar nga çdo ndërhyrje e jashtme. Ndërhyrje të cilat nuk respektonin ekzistencën dhe pavarësinë e Kishës tonë», nënvizoi Patriarku Bartolomeu gjatë fjalimit që mbajti. Fiks mbas njohjes së vëllimit të autoqefalisë nga sekretari i përgjithshëm dhe Kryepeshkopi Ioakim. Më tej ai nënvizoi se që sot Kisha e re autoqefale përfshihet në trungun e 14 kishave motra.

«Ishte e drejta juaj të kërkoni dhe të pretendoni pavarësinë tuaj», shtoi më tej Patriarku Bartolomeu.  «Ishte një nder për Kishën nënë të Kostandinopojës t’ju pajisi me statusin e autoqefalisë. Urojmë të tregoheni të denjë dhe të dalloheni si një bashkëpunëtor i denjë me Kishat motra kundrejt botës së sotme moderne. Një botë e cila e ka nevojë për thesarin shpirtëror të Ortodoksisë».

Pak më herët patriarku Bartolomeu kishte firmosur dhe pergamenë e shpalljes por dhe njohjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Kjo ceremoni u zhvillua nën prezencën e Mitropolitit të Kievit dhe mbarë Ukrainës, të Presidentit të Ukrainës zotit Porsenko bashkë me familjen e tij, Klerikëve dhe Hierarkëve si dhe shumë e shumë personazheve nga jeta Politike në mbarë botën.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat