Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Neonazisti pranoi krimin e tij për t’ju shmangur dënimit me vdekje

Published

on

Neonazisti pranoi krimin e tij për t’ju shmangur dënimit me vdekje

Në qershor të vitit 2018, autoritetet federale të SHBA-së kishin ndjekur penalisht këtë person, në moshën e tij 20 vjeçare. Këto akuza ishin ngritur pothuajse një vit pas vdekjes së 32 vjeçares Heather Heyer dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve. Shumë nga këta të plagosur kishin qenë në gjendje serioze.

Sipas deklaratave të Ministrisë Amerikane të Drejtësisë. James Fields kishte pranuar fajësinë e tij për 29 akuza të ndryshme që kanë të bëjnë me «krime urrejtje». Secila prej akuzave që i ishin lëshuar dënohet me burgim të përjetshëm.

Sipas informacioneve të gazetës Washington Post, James Fields ka pranuar krimet e tij pas një marrëveshje me prokurorët e çështjes. Thuhej se ata në këmbim i kishin premtuar të mos kërkonin dënimin me vdekje kundër tij.

Rrëfimi tregon ndryshimin e plotë të qëndrimit të të akuzuarit, i cili deri tani pranonte se sulmi që kishte realizuar në Charlottesville ishte thjesht një përplasje.

Gushti i Trazirave

Episodet e dhunshme të gushtit të vitit 2017 në Charlottesville të Virgjinias, gjatë një tubimi të organizatave nacionaliste dhe raciste, ishin lyer me gjak. Ky tubim ishte quajtur «Unite the Right» dhe kishte shkaktuar shok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Donald Trump në fillim dukej sikur hezitonte të dënonte pjesëtarët e të djathtës ekstreme që merrnin pjesë në këto episode. Ky qëndrim kishte shkaktuar polemika në vend. Ai që kishte ndezur situatën ishte kur Donald Trump kishte deklaruar se: «kishte njerëz të mirë nga të dyja anët».

Në një gjykim të mëparshëm për rastin ku ishte paditur nga qyteti i Virgjinias, James Fields ishte shpallur fajtor për vrasjen e Heather Heyer. Gjatë këtij gjyqi ai kishte marrë masën «dënim me burg të përjetshëm». Gjithashtu, ai kishte përkrahur dhe dhunën kundër Afro-Amerikanëve dhe Hebrenjve.


Më të lexuarat