Connect with us

Greqi

Neutralizohet një celulë e organizatës kriminale ndërkombëtare «Vor V Zakone» e cila vepronte në territorin Grek

Published

on

Neutralizohet një celulë e organizatës kriminale ndërkombëtare featured

Sipas njoftimit të Policisë, karakteristika kryesore e kësaj skuadre ishte organizimi i saj, i cili i përkiste aktivitetit të Grupeve Kriminale Trans nacionale dhe organizatave  të krimit të organizuar Euro aziatik. Ndërmjet tyre, përfshihet dhe «Vor V Zakone» ose ndrydhe “Thieves in Law”. Karakteristika më e fortë e këtyre grupeve është besimi dhe besnikëria karshi pjesëtarëve të grupit të strukturuar kriminal. Kjo lidhje e fortë sigurohet për arsye se pjesëtarët e këtyre grupeve kanë kombësi dhe bazë familjare të njëjtë (lidhje gjaku).

Për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e anëtarëve të kësaj organizate ishte organizuar një operacion i madh me datë 13 mars, në zonën e qendrës së Athinës. Një operacion i madh policor, i cili kishte karakter ndërkombëtar pasi përfshihej njëri prej bosëve të Mafies Gjeorgjiane. Për këtë arsye ishte kërkuar asistenca e zyrës Mobile EUROPOL.

Gjatë zhvillimit të operacionit ishin arrestuar tre persona me kombësi të huaj, tre burra dhe një femër të cilët ishin anëtarë të kësaj organizate kriminale. Ndërkohë, është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e dy personave të cilët nuk janë arrestuar ende.

Bosi i kësaj organizate kriminale, i cili mbante yllin e “Vor V Zakone”, përfitonte shuma të mëdha monetare

Tridhjetë e tetë vjeçari që komandonte këtë organizatë kishte kontrollin absolut dhe prej tij merreshin vendimet e rëndësishme në lidhje me aktivitetin e kësaj skuadre. Aktiviteti i saj shtrihej në kryerjen e vjedhjeve, grabitjeve dhe shumë fusha të tjera fitimprurëse. Në veçanti, ai komandonte pjesëtarët e këtij grupi dhe pas çdo vjedhjeje apo grabitjeje, i dorëzohej një pjesë e shumave nga fitimet.

Neutralizohet një celulë e organizatës kriminale ndërkombëtare
Disa nga anëtarët e bandës kriminale të cilët ishin arrestuar gjatë operacionit të Policisë greke. Burimi – Policia Greke.

Në strehën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme bizhuterish dhe pajisje elektronike. Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës dhe disa armë si kobure, pistoleta, fishekë, jelekë anti plumb, maska full face si dhe një sërë veglash për thyerje banesash.

Një tjetër karakteristikë e kësaj organizate ishte diaspora e veprimit të saj në disa zona të ndryshme të Atikës. Kjo ishte konfirmuar nga Policia pas zbardhjes së disa krimeve të ndryshme në Athinë, Petralona, Neo Kosmo, Tavro, Kalithea, Petrupoli, Patisia, Nea Smirni, Peristeri, Vyrona, Pangrati, Sepolia dhe Halandri.

Si vepronte kjo organizatë kriminale e cila kishte mbi 130 anëtarë të çdo lloj nacionaliteti

Në vjedhjet e shtëpive, anëtarët e kësaj skuadre përdornin gjithmonë një metodologji të njëjtë. Për të zbuluar viktimat e tyre ata vizitonin disa zona gjatë orëve të mëngjesit, pikërisht kur pronarët e këtyre banesave dilnin për të bërë pazarin.

Ata shëtisnin në këto zona me makinat e tyre të cilat ishin të regjistruara me dokumente të rregulla në emrat e tyre, ose të afërmve të tyre dhe parkonin afër banesave. Kjo ndodhte për të patur mundësinë të largoheshin shpejt pas kryerjes së vjedhjes.

Ata fshihnin veglat e tyre dhe sendet e vjedhura në disa hapësira të modifikuara në automjetet e tyre. Ata fshihnin mjetet dhe sendet e vjedhura në mënyrë që të mos zbuloheshin nga Policia në rast kontrolli.

Ata përdornin disa mënyra për tu maskuar dhe për të vizituar pallatet ku ndodheshin apartamentet që kishin vënë në shënjestër, në këtë mënyrë ata siguronin hyrjen në brendësi të këtyre pallateve.

Në vazhdim, pasi siguroheshin se pronarët e apartamenteve nuk gjendeshin aty, ata hapnin derën e blinduar. Ata ishin ekspertë pasi me veglat e tyre hapnin dyert pa lënë asnjë gjurmë dhe hynin në ambientet e brendshme të apartamenteve.

Anëtarët e këtij rrjeti kriminal ndërkombëtar ishin specialistë në hapjen e dyerve të çdo lloji

Ata posedonin njohuri të veçanta, ishin të specializuar në lidhje ne sistemet e ruajtjes dhe përdornin çelësa të posaçëm, të cilët hapnin dyert si në shtëpinë e tyre. Kjo skuadër kishte si objektiv zbulimin e të hollave (parave), bizhuterive dhe pajisjeve elektronike.

Sendet që vidhnin nëpër apartamente ata i shisnin pothuajse menjëherë nëpër dyqane të ndryshme të Athinës duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Në disa raste ata transportonin sendet e vjedhura në vendet e tyre pasi aty kishin mundësi ti shisnin në çmime më të larta.

Në kuadër të hetimit ekonomik pas analizave të kryera, ishte konstatuar se kjo skuadër kriminale shiste vazhdimisht sende të vjedhura në tregun e dyqaneve të pengut, Pjesëtarët e kësaj bande ishin të papunë, nuk kishin punuar kurrë në jetën e tyre.

I vetmi burim të ardhurash që kishin ishin fitimet nga aktiviteti kriminal. Ata ishin tepër të kujdesshëm në shitjet e tyre pasi merrnin vetëm para të thata, duke shmangur përdorimin e sistemit financiar për të bërë të pamundur diktimin e gjurmëve të tyre financiare. Gjithashtu, ata përdornin taktika të ndryshme për të fshehur origjinat e pronave nga autoritetet tatimore të Greqisë.

Pjestarët e këtij grupi të strukturuar kriminal konvertonin sistematikisht në para produktet e vjedhura

Konkretisht, ata konvertonin vazhdimisht produktet e vjedhura në para. Ata e realizonin këtë duke disponuar sendet e vjedhura në dyqane të ndryshme në qendër të Athinës. Në vazhdim ata ndanin përfitimet në mënyrë të barabartë duke vënë mënjanë një shumë në «arkën e organizatës».

Anëtarët e kësaj bande takoheshin çdo ditë me njëri tjetrin deri ditën e arrestimit. Ata komunikonin në mënyra të ndryshme me njëri tjetrin. Të shumtën e kohës ata e kalonin duke hartuar dhe zbatuar veprat penale dhe njëkohësisht duke shpërndarë dhe fitimet.

Pikat ku takoheshin me njëri tjetrin ishin të sigurta pasi ata frekuentonin kryesisht lokale të cilat frekuentoheshin nga bashkëkombësit e tyre. Kjo bënte tepër të vështirë afrimin e Policisë pa u diktuar nga ata. Në këtë mënyrë ata gëzonin sigurinë që kishin nevojë për të vepruar.

Ata tregoheshin të kujdesshëm në të gjitha fazat e aktivitetit të tyre duke marrë masa të rrepta. Bisedat e tyre telefonike i realizonin me numra të regjistruar me dokumente të falsifikuara duke minimizuar kështu çdo rrezik për zbulimin dhe arrestimin e tyre.

Profesionalizmi i tyre ishte aq i lartë saqë ata kishin planifikuar ti nënshtroheshin kirurgjisë plastike në gishtërinjtë e tyre për të ngatërruar autoritetet mbi identitetin e vërtetë të tyre.

Duke fshehur në këtë mënyrë të kaluarën e tyre kriminale. Në të njëjtën kohë, ata realizonin martesa virtuale me qytetarë grekë ose evropianë për të siguruar qëndrim të ligjshëm brenda zonës Schengen.


Më të lexuarat