Connect with us

Afrika

Nigerianët porosisin pica nga Britania e Madhe

Published

on

Nigerianët porosisin pica nga Britania e Madhe

Nigerianët porosisin pica nga Britania e Madhe dhe i shijojnë një ditë më pas nëpërmjet British Airways. Lajmin e kishte bërë të ditur Ministri Nigerian i Bujqësisë duke shprehur në të njëjtën kohë dhe mospëlqimin e tij në lidhje me këtë fenomen.

Gjatë një fjalimi në Këshillin e Bujqësisë në Senat, ai kishte deklaruar se ky ishte një fenomen shqetësues dhe kishte shprehur shqetësimin e tij për importet e produkteve që tejkalojnë shumën e eksporteve.

«Qytetarët Nigerianë blejnë pica në Londër, i sjellim me British Airways në mëngjes dhe ata shkojnë dhe i marrin nga aeroporti», kishte deklaruar ai në mënyrë karakteristike. Kjo intervistë ishte dhënë për mediat e Britanisë së Madhe.

«Bëhet fjalë për një fenomen tejet shqetësues dhe duhet të bëjmë lëvizje të shpejta për të ndërprerë disa nga këto produkte ushqimore», kishte thënë ai.

Kjo ndodh në periudhën që Qeveria e  Nigerisë po mundohet të përkufizojë importet e produkteve. Sipas kësaj qeveria këto importe arrijnë një shifër të lartë dhe shkatërrojnë ekonominë e vendit.

«Krurëset e dhëmbëve na kushtojnë çdo vit nga 18.000.000 dollarë ndërsa domatet na kushtojnë 400.000.000 dollarë», solli ai si shembull.

Përdoruesit e Twitterit ishin tejet të kënaqur me këtë lajm. Ata kishin komentuar ngjarjen si diçka pozitive pasi nuk shikonin diçka të keqe në faktin që Nigerianëve u pëlqen pica. Madje, ata kishin parashtruar pyetjen se si arrinin ti porosisnin këto pica dhe nëse përdornin ndonjë aplikacion.


Më të lexuarat