Connect with us

Lajme

Nikaragua liroi mbi 1000 të burgosur për Shën Valentinin

Published

on

Nikaragua liron mbi 1000 të burgosur për Shën Valentinin featured

Nikaragua liroi mbi 1000 të burgosur për Shën Valentinin . Megjithatë, nuk është liruar asnjë nga pjesëtarët e opozitës, ndër të cilët dhe Belgja.  Amaya Eva Coppens, sipas organizatave opozitare.

Bashkëshortja e zëvendës presidentit Daniel Ortega deklaroi: «sot për të festuar dashurinë, miqësinë dhe jetën familjare, 1,172 vëllezër dhe motra që gjendeshin të burgosur, janë kthyer në shtëpitë e tyre».


Nikaragua liroi mbi 1000 të burgosur për Shën Valentinin

Ajo kishte vazhduar duke shtuar: « Ju urojmë harmoni familjare dhe Zoti ju dhëntë një shans të ri, për të jetuar duke vepruar drejt dhe me ndershmëri».

Midis të burgosurve që përfituan nga kjo amnisti, ishin të gjithë ata që kishin dënime me masa nën pesë vite dhe kishin treguar sjellje të mirë gjatë mbajtjes së tyre. Midis tyre u liruan dhe 111 gra, të cilat plotësonin kushtet për të fituar lirinë e tyre.

Nikaragua liroi mbi 1000 të burgosur për Shën Valentinin por asnjë pjesëtar të protestave anti-qeveritare

Megjithatë, sipas organizatave të opozitës, asnjë nga pjesëtarët e saj që gjenden të burgosur nuk është liruar deri në pasdite.

Gazeta Belge La libre Belgique ka cituar Pierre Galan-in e Qenrës së Aktivitetit Popullor, i cili intervistoi ambasadorin e Nikaraguas në Bruksel. Ai kishte thënë se ekzistonte një mundësi për lirimin e studentes së mjekësisë, Amaya Kopens, e lindur në Belgjikë. Ndër të tjera bëhej fjalë dhe për lirimin e 35 të burgosurve të tjerë.

Gjatë fund vitit të kaluar, ishin liruar 1.100 të burgosur me rastin e festës së ndërrimit të viteve, duke u bazuar në «statusin familjar»,  për as atëherë nuk ishte liruar asnjë i burgosur politik.

Sipas organizatave antiqeveritare dhe atyre të drejtave të njeriut, janë arrestuar më shumë se 750 persona që merrnin pjesë në protestat antiqeveritare.

Nga dhuna politike në Nikaragua, gjatë vitit 2018 janë vrarë më shumë se 350 persona, gjatë periudhës prill-tetor.  Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, autoritetet vijojnë me arrestimet edhe pse protestuesit nuk protestojnë më për shkak të represionit.

Shumica e personave të arrestuar akuzohen për «terrorizëm» dhe rrezikojnë të dënohen me 20 vite heqje lirie. Shteti in Nikaraguas liroi mbi 1000 të burgosur për Shën Valentinin por asnjë nga pjesëmarrësit në protestat anti-qeveritare.


Më të lexuarat