Connect with us

Bota

Një 50-vjeçare lindi pa e ditur se ishte shtatzënë

Published

on

Një 50-vjeçare lindi pa e ditur se ishte shtatzënë featured

Surprizën e jetës kishte marrë 50 vjeçarja Misel Hol kur kishte mësuar se ishte shtatzënë në javën e 26 edhe pse doktorët i kishin thënë më parë se ajo ishte në një moshë që nuk mund të bënte fëmijë sepse ajo ishte në menopauzë.

Ajo ishte tashmë mama e 4 fëmijëve, madje kishte dhe dy nipa. Ajo nuk kishte asnjë përzierje në mëngjes dhe as nuk kishte vënë kile të tepërta. Në fakt ajo tha se kishte patur disa dhimbje por i konsideronte ato si dhimbje të menopauzës. Gruaja në fjalë vuante për disa vite dhe nga një sëmundje e stomakut.


Një 50-vjeçare lindi pa e ditur se ishte shtatzënë

Në tetor ajo kishte vajtur dhe kishte blerë një test shtatzënie dhe kishte mbetur e shtangur kur kishte mësuar se ishte shtatzënë dhe se bashkë me bashkëshortin e saj prisnin një fëmijë. Ajo tallej me femrat e tjera që nuk e dini që ishin shtatzëna, deri në momentin që i ndodhi dhe vetë asaj.

Një 50-vjeçare lindi pa e ditur se ishte shtatzënë, gjinekologu i saj kishte mbetur i habitur

Gjinekologu i kishte treguar asaj se ishte një rast unik në 30 vitet e karrierës së tij. Ai kishte shtuar se mundësitë për të ndodhur kjo gjë ishin minimale. Sapo kishte kaluar shokun fillestar, ajo kishte filluar të shqetësohej për beben pasi kjo shtatzëni konsiderohej e rrezikshme.

Doktorët ishin në dijeni që ajo duhej të lindte shpejt dhe madje me cezarian sepse sa më gjatë që ajo do të ishte shtatzënë, aq më i lartë ishte rreziku që ajo të pësonte epilepsi ose ndonjë problem tjetër të zemrës. Asaj i kalonte nëpër mend gjatë gjithë kohës që «diçka mund të mos vente siç duhej».

Për fat të mirë gjithçka kishte vajtur siç duhej përveç disa shikimeve të hutuara që e vinin re teksa shëtiste në qytet. «Shumë persona më të mëdhenj në moshë më shikonin mirë e mirë pasi ndoshta ata përpiqeshin të kuptonin nëse isha kaq e madhe sa kujtonin ata», kishte thënë ajo.

Doktorët kishin përgatitur cezarianen dhe ajo kishte lindur,  edhe pse ishte e shëndetshme ata e kishin mbajtur për dy javë me radhë në spital. Sot, jeta e saj ka ardhur në normalitet dhe kalon shumë kohë me beben e saj në shtëpi. Ajo me siguri e din tashmë se ky ishe fëmija i fundit i saj pasi gjatë operacionit doktorët i kishin hequr mitrën.


Më të lexuarat