Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Një 8 vjeçar i pastrehë nga Nigeria u bë kampion shahu në Nju Jork

Published

on

Një 8 vjeçar i pastrehë nga Nigeria u bë kampion shahu në Nju Jork

Një 8 vjeçar i pastrehë nga Nigeria u bë kampion shahu në Nju Jork. Kjo dhe vetëm është shumë mbresëlënëse por e pabesueshmja është se ai kishte mësuar të luante këtë lojë vetëm një vit më parë.

Tanitoluwa Adewumi dhe familja e tij ishin larguar nga Nigeria në qershor të 2017-ës pasi kishin frikë për jetën e tyre për shkak të sulmeve të shpeshta të organizatës Boko Haram. Këto informacione ishin dhënë nga babai i vogëlushit gjatë një interviste për rrjetin CNN International.

Familja e tij kishte banuar në një kamp të pa strehësh, i cili gjendet në Nju Jork. Aty Tani kishte patur dhe kontaktin e tij të parë me lojën e shahut. Shon Martinez, trajneri i vogëlushit e kishte vënë atë në një program për të mësuar më shumë mbi këtë lojë.

«Është shumë taktik dhe ka një kujtesë të shkëlqyer», kishte thënë ai për Tanin, gjatë një interviste që kishte dhënë për CNN International.

Përveç talentit, sipas babai të tij ai është dhe shumë kokëfortë dhe për këtë arsye kishte fituar kampionatin. «Stërvitet çdo ditë. Një fëmijë mund të luajë deri në 50 herë në javë. Tani luan deri në 500 lojëra të tilla», kishte thënë ai.

Ëndërra për një jetë më të mirë

Tani kishte thënë se ajo që i pëlqente më shumë në këtë lojë ishte taktika dhe mendimet. Ëndërra e tij është të fitojë dikur titullin «Grand Master» i cili është dhe titulli më i lartë për një lojtar shahu.

Tetë vjeçari tashmë nuk është më i pa strehë, pasi historia e tij ishte bërë e famshme dhe ishte dëgjuar. Një bamirës i kishte dhuruar familjes së tij një apartament. Të shumtë janë ata që kontaktojnë vazhdimisht me familjen e tij për ti ndihmuar ata në një farë mënyre.

Një fushatë që kishin organizuar kishte arritur të mblidhte 190,000 dollarë brenda katër ditëve, për vogëlushin e talentuar. Familja e tij kishte thënë se këto para do ti dhuroheshin një Fondacioni që ndihmon emigrantët dhe refugjatët.


Më të lexuarat