Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Një çift “i tmerruar” kishte filmuar fantazmën teksa dhunonte vajzën e tyre në dhomën e saj

Published

on

Një çift i tmerruar kishte filmuar fantazmën teksa dhunonte vajzën e tyre në dhomën e saj

Mamaja 25 vjeçare, Heather Brough, e cila bashkëjeton me të fejuarin e saj 30 vjeçar, Josh Higgins, kishte filluar të besonte se në shtëpinë e tyre jetonte një fantazmë. Këto dyshime i ishin ngjallur pasi një mbrëmje kishte diktuar tre shenja të zeza (dhune) në faqet e vajzës së saj.

Sipas saj, sapo kishin diktuar plagët kishin vendosur të kontrollojnë kamerën që kishin vendosur në dhomën e vogëlushes së tyre. Kjo kishte ndodhur për arsye se ata mendonin se ajo vetë-plagosej gjatë orëve që flinte.

Befasisht, ata kishin parë një figurë mashkullore teksa vërtitej rreth krevatit të fëmijës dhe pak kohë më pas, kjo figurë zhdukej si me magji. Ky lajm ishte publikuar nga gazeta Mirror.

Dy prindërit tashmë kërkojnë shtëpi të re për ti shpëtuar ankthit të «hapësirës së tyre të përhumbur», pasi ekspertët i kishin garantuar ata se në shtëpi zhvillohej «aktivitet paranormal».

«Ishte e tmerrshme, më kapën të dridhurat në kurriz. Është e vërtetë ajo që pashë», kishte thënë babai duke përshkruar reagimin e tij të parë pasi kishte parë videon.

Mamaja e vogëlushes Lilly, Heather-i, kishte filluar të qante dhe ishte shokuar. Ajo menjëherë kishte marrë vajzën e vogël dhe ishte zhvendosur tek shtëpia e gjyshes së saj.

«Ekziston një shpirt. Unë nuk i di qëllimet e tij por definitivisht është i dhunshëm. Kjo na ka bërë që ne të largohemi nga ajo shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur».


Më të lexuarat