Connect with us

Europa

Një e moshuar 75 vjeçare në Zvicër vrau fëmijën 7 vjeçar me thikë në mes të rrugës

Published

on

Një e moshuar 75 vjeçare në Zvicër vrau fëmijën 7 vjeçar me thikë në mes të rrugës

Ka shkaktuar shok në opinionin publik të Zvicrës, lajmi se një e moshuar 75 vjeçare kishte vrarë një shqiptar 7 vjeçar me thikë në mes të rrugës. Ngjarja kishte ndodhur në qytetin Basel. Djali po kthehej në këmbë nga shkolla në momentin që e kishte sulmuar e moshuara. Ngjarja kishte ndodhur në orën 12:45 të mesditës (ora lokale).

Një mësuese që e kishte zbuluar pak më vonë në atë zonë, të plagosur dhe në gjendje të rëndë. Ajo kishte njoftuar menjëherë ndihmën e shpejtë por vogëlushi kishte vdekur në spitalin ku ishte transportuar.

Pak orë më vonë, e moshuara 75 vjeçare ishte shfaqur në Polici për tu dorëzuar dhe kishte dëshmuar se kishte therur fëmijën. Megjithatë, ajo kishte refuzuar të tregonte arsyen që e kishte shtyrë të bënte një gjë kaq të tmerrshme.

E moshuara ishte arrestuar nga Policia po heton se cilat lidhje dhe çfarë hesapesh kishte ajo me familjen e viktimës së saj.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report