Connect with us

Bota

Një fëmijë 5 muajsh mbijetoi pranë nënës së tij të vdekur për dy ditë

Published

on

Një fëmijë 5 muajsh mbijetoi pranë nënës së tij të vdekur për dy ditë featured

Një fëmijë 5 muajsh mbijetoi pranë nënës së tij të vdekur për dy ditë, e cila kishte gjetur vdekjen për shkak të disa ndërlikimeve shëndetësore. Familja e 19 vjeçares , Courtney Newland kishte filluar të shqetësohej pasi kishte humbur çdo kontakt me të. Ata kishin lajmëruar policinë menjëherë.

Policët që kishin vajtur në banesën e saj ishin detyruar të thyenin derën pasi nuk përgjigjej asnjeri pas thirrjeve të tyre. Pasi kishin hyrë brenda në banesë kishin gjetur trupin e pajetë . Fëmija e saj (5 muajsh) kishte mbijetuar për dy sitë me radhë afër trupit të saj.


Një fëmijë 5 muajsh mbijetoi pranë nënës së tij të vdekur për dy ditë

Djali i saj (5 muajsh) ishte gjetur disa metra larg saj, ai ishte i dehidruar she ishte transportuar menjëherë në spital.

Mamaja e 19 vjeçares, Lorraine, në Daily Record tha se vajza e saj kishte probleme me diabetin gjatë gjithë jetës së saj.

Ajo kishte qenë shtatzënë dy herë më parë dhe këto shtatzëni i kishin shkaktuar disa ndërlikime serioze në shëndetin e saj.

Ajo kishte abortuar menjëherë pas këtyre ndërlikimeve duke rrezikuar të humbiste jetën e saj në një nga dy abortimet për shkak të gripit.


Një fëmijë 5 muajsh mbijetoi pranë nënës së tij të vdekur për dy ditë (video)

Më të lexuarat