Connect with us

Azia

Një grua në Indi dogji të gjallë përdhunuesin e saj

Published

on

Një grua në Indi dogji të gjallë përdhunuesin e saj featured

Një përdhunues nga India kishte vdekur në mënyrë tragjike pasi ishte munduar të digjte të gjallë një grua të cilën sapo kishte përdhunuar. Ai ishte përpjekur të digjte të gjallë viktimën e tij por kishte marrë flakë dhe vetë teksa e kishte tërhequr atë për ta hedhur në zjarr.

Incidenti kishte ndodhur në një vend i cili gjendet në lindje të vendit, aty ku rastet e përdhunimit janë të njëpasnjëshme.

Gruaja 35 vjeçare kishte deklaruar në polici se përdhunuesi i saj e kishte sulmuar dhe përdhunuar në shtëpinë e saj. Ngjarja kishte ndodhur në momentin që ajo gjendej me tre vajzat e saj në banesë.

Një grua në Indi dogji të gjallë përdhunuesin e saj.
Foto Ilustruese

«Në vazhdim ai kishte hedhur vajgur në trupin e saj dhe i kishte vënë zjarr», deklaroi një punonjës i policisë për agjencinë Franceze. Megjithatë, gjërat nuk kishin vajtur siç kishte planifikuar autori 42 vjeçar.

Në momentin që gruaja ishte e mbuluar nga flakët, kishte tërhequr pranë trupit të saj edhe autorin e përdhununimit. Kështu që ai ishte djegur dhe kishte vdekur në spital pak më vonë nga plagët e marra ndërsa ajo kishte shpëtuar.

Gjatë viteve të fundit sulmet seksuale në indi janë të panumërueshme, gjatë vitit 2016 denoncoheshin të paktën 100 përdhunime çdo ditë.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report