Connect with us

Europa

Një i vdekur dhe 8 të plagosur në burgun Korydallos

Published

on

Një i vdekur dhe 8 të plagosur në burgun Korydallos featured

Një i vdekur dhe 8 të plagosur në burgun Korydallos, ky ishte bilanci i sotëm pas një sherri masiv midis bandave nga Gjeorgjia. Sipas informacioneve paraprake, konfrontimi i përgjakshëm ishte zhvilluar në qendrën psikiatrike të  këtij burgu. Si rezultat, një i burgosur kishte humbur jetën e tij dhe tetë të tjerë kishin mbetur të plagosur rëndë.

Një i vdekur dhe 8 të plagosur në burgun Korydallos

Personi i vdekur kishte disa plagë në trup dhe në kokë të cilat ishin shkaktuar nga një objekt i mprehtë. Burime nga burgu kanë bërë të ditur se ky konfrontim ishte zhvilluar ndërmjet disa personave nga Gjeorgjia.

Nuk janë bërë akoma të ditura rrethanat në të cilat kishte filluar ky sherr. Gjithashtu, gjendja shëndetësore e të plagosurve mbetet e panjohur. Menjëherë në vendngjarje kishin vajtur disa ambulanca të cilat kishin tërhequr kufomën dhe të plagosurit për tu dhënë ndihmën e parë mjekësore në një ambient më të sigurtë.


Më të lexuarat