Connect with us

Afrika

Një kamion-cisternë me acid përplaset me një autobus

Published

on

Një kamion-cisternë me acid përplaset me një autobus

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën e tyre gjatë ditës së mërkurë kur një kamion-cisternë u përplas me një autobus,  i cili ishte plot me pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur në një rrugë kryesore,  e cila përdorej kryesisht nga automjetet e rënda të kompanive metalurgjike, në Republikën e Kongos.

Aksidenti ka ndodhur në zonën Katanga, midis Lubumbashi dhe Kolwezi, në një rrugë që kalon një rezervuar të rëndësishëm dhe mban emrin e dy fshatrave.

Kamjoni me targa të Tanzanisë ka goditur një autobus të parkuar duke derdhur acidin mbi pasagjerët. Sipas drejtorit të Policisë Rrugore bëhet fjalë për 21 të vdekur dhe 12 të plagosur.

Ministri i Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve është 18 dhe të plagosurit janë 12 persona. Deri në mesditë kamjoni kishte mbetur aty dhe acidi që ishte derdhur kishte arritur deri në lumin e fshatit Kambue.



Aksidentet automobilistike janë një fenomen i përditshëm në Republikën e Kongos pasi shumica e rrugëve nuk janë të shtruara me asfalt.


Më të lexuarat