Connect with us

Afrika

Një objekt i pa identifikuar ka vrarë 8 fëmijë në Sudan, teksa mblidhnin hekur për të shitur

Published

on

Një objekt i pa identifikuar ka vrarë 8 fëmijë në Sudan, teksa mblidhnin hekur për të shitur

Tetë fëmijë vdiqën në qytetin Omdurman, qyteti i dytë më i madh në Sudan, kur një objekt i pa identifikuar kishte shpërthyer teksa mblidhnin hekur për të shitur. Lajmin e ka bërë të ditur një përfaqësues i Policisë gjatë një deklarate për agjencinë Franceze.

«Me sa duket fëmijët po kërkonin për hekur për ta shitur atë, kur kishin rënë mbi një objekt të paidentifikuar», vuri në dukje Hashim Abdelarimi. Më tej ai kishte shtuar: «U munduan ta presin dhe objekti kishte shpërthyer».

Shtatë fëmijë kishin vdekur në vend dhe një tjetër kishte vdekur në spital nga plagët e marra gjatë shpërthimit.

Vërehet se zona ku kishte ndodhur shpërthimi ka qenë repart ushtarak më parë.  Flasim për disa vite më parë.

Shumë fëmijë në moshat shkollore detyrohen të punojnë në Sudan, shpesh herë dhe në kushte aspak të shëndetshme. Punojnë detyrimisht për të nxjerrë bukën e gojës në një situatë ekonomike që përkeqësohet vazhdimisht në vendin e tyre. Gjatë kohëve të fundit rritja e çmimeve dhe nivelit të jetesës në vend.

Kriza ekonomike ka shkaktuar shumë protesta gjatë muajit dhjetor në të gjithë vendin. Këto protesta kishin zgjatur rreth tre muaj. Gjatë këtyre demostratave qytetarët kishin protestuar për trefishimin e çmimit të bukës, një masë që ishte vënë nga qeveria e Presidentit Omar Al Bashir. Kjo qeveri po e udhëheq këtë vend që në vitin 1989.

Gjatë një tentative për të shpërbërë valët e protestuesve, kreu i shtetit kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më 22 shkurt. Madje ai kishte deklaruar se do shkelje e kësaj mase do të dënohet me rreptësi absolute. Në këtë masë përfshihet dhe organizimi i protestave të pa autorizuara, një krim i cili do të ndëshkohet me 10 vite burg.


Më të lexuarat